Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit Rama. Është rinia atdhetare shqiptare, janë qytetarë të vendit tonë, të cilët, së bashku me Diasporën tonë të mrekullueshme, kërkojnë me këmbëngulje përmbysjen e sistemit të kalbur oligarkik të Ramës, i cili, me shpopullimin që i ka bërë Republikës së Shqipërisë gjatë trembëdhjetë vjetëve, ka kryer krimin më të rëndë në historinë e kombit shqiptar. Me këtë krim, kryetradhtari Rama, si kalorës i helenizmit dhe argat i serbizmit, ka zbatuar strategjinë serbogreke të vitit 1844.
Në mbështetje të vendosur të protestave, është rreshtuar intelektuali i shquar nacionalist, shkrimtari, mendimtari dhe publicisti dardan, Skënder Kapiti. Në veprën e tij, me titull “Triumfi i Kombit”, ai e vlerëson nacionalizmin si “shpirtin e kombit”. Në artikujt e vet publicistikë, ai u ka bërë thirrje intelektualëve dhe sidomos profesorëve të universiteteve, të rreshtohen në mbështetje të protestuesve. Profesorati i universiteteve duhet të marrë shembull nga Profesori i shquar i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj. Me pjesëmarrjen në protesta, me fjalën e mbajtur atje dhe me intervistat e veta, Profesori Lush Susaj ka dëshmuar se është model i mendimit intelektual.
Partia komuniste e Shqipërisë, siç e ka vërtetuar me fakte të pakundërshtueshme historiani i talentuar Kastriot Dervishi, që prej themelimit të saj, s’ishte gjë tjetër, veçse një agjenturë në shërbim të Jugosllavisë titiste. Prandaj edhe partia socialiste, si trashëgimtare e asaj partie tradhtare, s’është gjë tjetër, veçse agjenturë e Serbisë fashiste të kryekriminelit Aleksandër Vuçiç. Normalisht, po të mos ishte agjenturë e tillë, partia socialiste, duke pasur parasysh përmasat e gjëra të protestave gjatë më shumë se dy muajve, duhej të kishte thirrur asamblenë për marrjen e vendimit për shkarkimin e Ramës nga kreu i partisë, të shoqëruar me shkarkimin e tij nga posti kryeministror. Në këtë mënyrë, do të kapërcehej kriza e rëndë politike dhe do t’i hapej rruga kërkesës së protestuesve për përmbysjen e sistemit të kalbur oligarkik, krijimin e një qeverie teknike me afat njëvjeçar dhe zhvillimin e një Referendumi mbarëpopullor për ndryshime kushtetuese, marrjen e vendimeve për anulimin e ligjeve të parlamentit të tradhtarëve për shitjen e pjesëve të territorit të huajve dhe hedhjen poshtë të Paketës së maleve. Por partia socialiste, si një lavire neokomuniste, është e zhveshur fund e krye nga vetëdija kombëtare, sepse ajo, siç është theksuar edhe herë të tjera, është thjeshtë një kope bujkrobërish në pronësi në kryeçifligarit Rama. Prandaj Rama jo vetëm fyen protestuesit, por i nënshtrohet dhe Vuçiçit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. Me hapjen e asaj konsullate, Rama kërkon të fyejë rëndë figurën e Gjergj Fishtës, i cili përfaqëson nderin, dinjitetin dhe krenarinë e mbarë kombit shqiptar. Nëse Rama do të pranojë hapjen e një konsullate të tillë, rinia dhe populli shkodran aty janë dhe nuk duhet ta lejojnë absolutisht një gjë të tillë.
Republika e Shqipërisë, gjatë kohës që shovinizmi kriminal serb kryente krime të përbindshme në Dardani, po të kishte pasur në krye udhëheqës me vetëdije të lartë kombëtare, jo vetëm që duhej ta kishte ndihmuar ushtarakisht popullin dardan, sepse në veriun e vendit asokohe ishin të instaluar 400 tanke, por duhej të kishte ndërprerë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë fashiste. Por një gjë e tillë qe e pamundur, sepse udhëheqja politike në Tiranë vazhdonte traditën e vetëposhtërimit publik të diplomacisë së Enver Hoxhës, i cili, që prej vitit 1949 deri në vitin 1971, i lutej Athinës shoviniste, si një qen lypsar, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike (pa e përmendur absolutisht Çështjen Kombëtare të Çamërisë), paçka se ajo vazhdonte të mbante në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940, ligj që edhe sot është fuqi. Pra, me këto dy shtete, tradicionalisht armike të kombit shqiptar, Tirana nuk duhej t’i lejonte vetes të mbante marrëdhënie diplomatike.
Pas përmbysjes së sistemit të kalbur që ka instaluar partia socialiste, me Ramën në krye, duhet të krijohet një asamble e popullit dhe praktika e zhvillimit të referendumeve duhet të fiksohet përfundimisht në Kushtetutën e re, në mënyrë që populli, përmes përfaqësuesve të vet, të zgjedhur drejpërsëdrejti me votën e tij, të jetë pjesë e qeverisjes së vendit. Duhet të ndiqet praktika e shtetit zviceran, ku edhe në një fshat, për hapjen e një rruge apo ndërtimin e një objekti të caktuar, organizohet referendum.
Midis shumë thirrjeve që kanë ushtuar në protestat e deritanishme, është dëgjuar edhe Thirrja “Shqipëri Etnike!… Shqipëri Etnike!…”. Një Thirrje e tillë dëgjohet për herë të parë në historinë e kombit shqiptar që pas shpalljes së pavarësisë. Ajo dëshmon më së miri se në radhët e protestuesve është rizgjuar vetëdija kombëtare, të cilën e pati varrosur përfundimisht partia komuniste e dyzetenjëshit.
Krerët e rinj politikë, që do të dalin në krye të vendit pas përmbysjes së kalbësirës socialiste, duhet ta kenë si libër tavoline veprën e Skënder Kapitit “Triumfi i Kombit”. Ata duhet të kenë parasysh këshillën e intelektualit të shquar të Diasporës sonë, Grid Rroj, profesor universiteti në Nju Jork. Ai shkoi në Tiranë, ku mori pjesë në protestë dhe foli në mbështetje të protestuesve. Në intervistat e veta në disa kanale televizive, ai ka nënvizuar gjithmonë se “në Shqipëri duhet krijuar një shtet-komb”, çka do të thotë se “trojet tona etnike duhet të jenë nën qeverisjen e shtetit shqiptar”.
Krerët e rinj politikë duhet të shkojnë të vizitojnë Çamërinë, të njihen nga afër me problemet e vëllezërve tanë të një gjaku. Nëse autoritetet shoviniste të Athinës nuk do t’i lejojnë, atëherë duhet shtruar ideja për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare të Çamërisë po në të njëjtën mënyrë, siç u zgjidh Çështja Kombëtare e Dardanisë, e cila sot është shtet i pavarur dhe sovran.
Është e papranueshme për mbarë kombin shqiptar, që gazetari i shquar Marin Mema është shpallur i padëshirueshëm nga shteti shovinist grek, për të vetmen arsye se pati përgatitur një reportazh për Çamërinë. Është revoltuese për mbarë kombin shqiptar, që deputeti i Ulqinit në parlamentin e Malit të Zi, e mban fjalimin jo në gjuhën shqipe. Është fyese për mbarë kombin shqiptar që studentët shqiptarë në Universitetin e Shkupit nuk lejohen ta japin provimin në gjuhën shqipe. Është skandaloze për mbarë kombin shqiptar që Serbia fashiste u mohon të drejtën e mbajtjes së flamurit kombëtar shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të cilave duhet t’u rikthehen toponimet pellazgoiliriane. Është tepër ofenduese për mbarë kombin shqiptar që banorëve rrënjës të Çamërisë u ndalohet gjuha shqipe dhe hapja e shkollave në gjuhën shqipe.
Udhëheqësit e rinj politikë duhet t’i drejtohen me një Përkujtesë (Promemorje) Këshillit të Europs, Parlamentit Europian, Kongresit dhe Senatit Amerikan, duke kërkuar me këmbëngulje të dinë se cila ishte arsyeja që shtetet kryesore të Europës Perëndimore, nën diktatin e Rusisë cariste, armikes tradicionale të kombit shqiptar, na i copëtuan trojet tona etnike në mënyrën më kriminale, për interesat e dy shteteve armike, Greqisë dhe Serbisë shoviniste. Në fund të shtrojnë edhe pyetjen tjetër në vijim:
“Edhe sa kohë do të vazhdojnë të mbeten të copëtuara në gjashtë shtete trojet tona etnike, çka nuk ka ndodhur me asnjë komb tjetër në botë?”
Udhëheqësit e rinj le të njihen (në qoftë se nuk janë njohur) me një informacion të arkeologut të shquar polak, Pjoter Dicek. Informacioni titullohet “Arkeologu Polak drodhi gjithë botën me këtë sekret! Ja sekreti pse Europa nuk e pranon Shqipërinë në BE…”. Faqja e internetit “News 88 admin”. September 4, 2021.
Në atë informacion, arkeologu polak, ndër të tjera, shkruan:
“Në studimet e shumë Albanologëve Europianë e Amerikanë del se Gjuha Shqipe është ndër më të vjetrat në botë dhe më e vjetra e Europës”.
Udhëheqësit e rinj duhet të karakterizohen nga dinjiteti i lartë personal, nga vetëdija e lartë kombëtare dhe nga karakteri i theksuar burrëror, në mënyrë që të gëzojnë respektin dhe përkrahjen e fuqishme të popullit. Nuk duhet të lejojnë rekrutimin e gazetarëve dhe të publicistëve, servilë të politikanëve. Mjetet private të informimit masiv duhet ta sigurojnë mbijetesën vetë, në asnjë mënyrë me paratë e shtetit, siç vepron kryehajduti Rama.
Gazetarë, analistë dhe publicistë të tillë, si Dritan Hila, Rudina Xhunga, Roland Qafoku, Blendi Fevziu, Frrok Çupi, Mustafa Nano dhe të tjerë, apo drejtues emisionesh, si Ardit Gjebrea, të njohur si servilë të shpifur të Ramës, ngjallin vetëm neveri në radhët e njerëzve me dinjitet të lartë kombëtar. Roland Qafoku, si një servil shembullor i Ramës, fton në studio shefin e hetuesisë së diktaturës komuniste, Qemal Lame, dhe i shtron pyetjen se ç’përshtypje ka për Nexhmije Hoxhën, të asaj monstre politike, e cila, së bashku me Enver Hoxhën, shërbente si mashë në duart e Dushanit dhe të Miladinit.
Në mbyllje duhet theksuar se kryetradhtarit Rama i intereson që protestat të vazhdojnë sa më gjatë, në mënyrë që njerëzit të mërziten dhe të fillojnë të tërhiqen ca nga ca, deri në shuarjen e tyre përfundimtare. Prandaj duhet pasur parasysh thirrja që lëshoi intelektuali i njohur, Sazan Guri, për rrethimin e Kryeministrisë dhe të Kuvendit. Në fund të fundit, këto dy institucione duhen pushtuar, në mënyrë që të bëhet fakt i kryer përmbysja e kalbësirës pushtetore socialiste.
Dhe në mbyllje për kujtesë:
Në krye të vendit dhe në Kuvendin e ardhshëm duhet të dalin vetëm intelektualë të formatit nacionalist, që të sjellin ndër mend Skënder Kapitin, prof.dr. Lush Susaj, historianin prof.dr. Alban Kalaja, studiuesin dhe analistin Marin Mema, veteranin e luftës kundër diktaturës komuniste Besim Ndregjoni dhe të tjerësi dhe përfaqësues të shquar nga Diaspora.
Nderim, respekt dhe mirënjohje e thellë për protestuesit me vullnet të hekurt para Kryeministrisë.
Kaliforni, 12 gusht 2026

Average Rating