PO UA DERGOJ KETE HYRJE MGA LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT” NGA SKENDER SADRI KAPITI (VITI 2012)

Read Time:10 Minute, 2 Second

HYRJE

Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mënçurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe.

Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëherё jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e nё qoftё se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr. Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo ëshë e përkohshme

*   *    *

 Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me  krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë

kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacënueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore  e  sociale  brëndakombëtare  dhe  me  njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinё dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëherё shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.

*    *    *

Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për  të  lartësuar  nderin,  përkatësinë,  lavdinë  e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturës së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik  dhe  ekonomik,  duke  ndërtuar  shtetin  e  së drejtës  dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit  për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.

*    *   *

Bashkimit kombëtar i paraprinё sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne, si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë, madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë pёrdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë  e më të fortë se ata.

*    *    *

Nё politikёn 20 vjeçare tё tranzicionit nё Shqipёri kemi dёgjuar prej saj edhe fjalё bombastike pёr patriotizmin dhe kombin, qё nuk janё gjё tjetёr dhe qё nuk kanё qёllim tjetёr veçse si tymnaja pёr tё mbuluar dёshtimet dhe egoizmin tinёzar pёr tё marrё e rrёmbyer pushtet. Ёshtё hipokrizi qё nё emёr tё kombit dhe integrimit tё pёrpiqesh pёr tё legjitimuar vjedhjen e votёs sё tij, korrupsionin,tradhetine dhe fatkeqёsitё e shkaktuara popullit nga paaftёsia, papёrgjegjshmёria dhe abuzimi; tё pёrpiqesh qё tё legjitimosh uzurpimin, tensionet e presionet mbi kundёrshtarёt politikё, tё drejtёn, median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit. Nacionalizmi ёshtё legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.

*   *   *

Kombi ynё ka mbijetuar, sepse ёshtё njё komb vital, i fortё dhe dinamik megjithёse i lodhur dhe i pёrçarё ai ka triumfuar mbi sfidat dhe vёshtirёsitё e mёdha, sepse nё rrethana vendimtare i kanё dalё nё krye atdhetarё largpamёs qё kanё kontribuar me gjithçka kanё pasur pёr popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e nё vazhdimёsi kёrkohet qё elementёt patriotё tё kontribuojnё sa tё munden qё tё mos e lёnё qё populli tё bjёrё pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe tё tё kёqijava politike e korruptive e atyre qё kontrobandojnё me interesat e kombit dhe tё atdheut pёr pёrfitime pushteti e politike dhe qё tё mos bjerё pre e çoroditjes qё vjen nga dёshpёrimi i politikёs qё nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.

*   *   *

Njeriu egoist e mëndjemadh që nuk ka aftësi të

mira dhe cilësi personale të rëndësishme, me instiktin

dhe synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për

kombin e lavdinë e tij, përpiqet të rishkruajë historinë

siç do ai për t’ja faturuar vetes pothuajse, se gjithka e

mirë për popullin fillon vetëm në kohën dhe me sundimin

e tij. Këta tipa pushtetari të etur dhe të sëmurë nga

deliri, lavdia pa meritë dhe për pushtet shfrytëzojnë

gjithë mundësitë e burimet e pushtetit dhe me ndihmën e

shpurës servile rreth tij, intelektualësh mediokër, median,

analistësh,  historianësh  manipulatorë  e  falsfikatorë

të kohës së vet si mercenarë apo shërbëtorë të oborrit

fabrikojnë kultin e heroit apo shpëtimtarit, organizojnë

tubime shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e

me luks dekorativ mashtrues me ngjyrime flamujsh e

parullash për lavdinë e heroit të rremë, i cili më shumë

se askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në

tempullin e lavdisë, po që me siguri e ardhmja e nxjerr

prej andej, sepse aty nuk ka vend për lavdinë e rreme dhe

të gënjeshtërt; për marrëzinë e tradhtinë.

* * *

Fatkeqësisht është instaluar në traditën tonë politike, qoftë si qeverisje oborri në mbretërinë shqiptare, si politikë regjimi diktatoriale në komunizëm dhe që ka kulmuar,  si politikë klani e grupazhi tejmase korrupsioni në këto vite postkomunizëm, forma e qeverisjes së  institucionalizuar e grupit apo klikës së interesit, e nepotizmit dhe klientelizmit.

Ky pushtet i sotëm dhe kjo politikë nuk ka as vizion, as program e as interesa  për zhvillim e integrim dhe funksionon mirë vetëm në përzgjedhjen  e njerëzve që i bashkojnë interesi i ngushtë i pushtetit, privilegjit, korrupsionit dhe i parasë kudo që lindin e mbarten: si në qeveri, ministri e dikastere të sistemit. Këto interesa grupale kontrollojnë, drejtojnë dhe kufizojnë qeverisjen, ligjin dhe drejtesinë dhe guxojnë e bëjnë padrejtësnё; janë grupe që kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, që bëjnë përzgjedhjen e klientelizmit favorizues nga njëra anë dhe presionin, kërcënimin e gjobat për mediat, individët dhe bizneset që nuk financojnë e nuk lobojnë për ta.

Kjo qeverisje e këtij koalicioni, si qeverisje që ka institucionalizuar në perfeksion politikën e interesit të klanit e klikës ka krijuar monopole në ekonomi, politikë, tregti, privatizime, tenderime, në punësim publik dhe madje dhe në administrim të pronave e  parave  të paligjshme e deri në vënien në kontroll të tatimeve, doganave dhe gjyqësorin gjë e cila e ka kompromentuar rëndë demokracinë dhe është bërë dhe kërcënim për sovraitetin kombëtar. Këtë lloj politike qeverisjeje tё trashёguar dhe qё sundon Shqipёrinё duhet ndëshkuar njëherë e përgjithmonë  në mënyrë që shoqëria jonë politike të pastrohet nga kjo kulturë shumë e dëmshme politike, korruptive, të papërgjegjshme, kundërpatriotike dhe antiintegruese qё po e infekton politikёn shqiptare kudo nё trojet e saja.Triumfi i kombit

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Triumfi i Kombit: Intelektualë, thoni të paktën ndonjë fjalë të mirë për protestat!
Next post Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste