Triumfi i Kombit: Intelektualë, thoni të paktën ndonjë fjalë të mirë për protestat!
Nga Skënder Sadri KAPITI

Ngjarjeve te mëdha të Epokës Moderne u kanë paraprirë intelektualët e medhenj me mendimin e lirë dhe të guximshëm të tyre.Ndërsa sot në Shqipëri është rinia dhe elita qytetare që po bëjnë Epokë dhe është rinia në krye sot të Lëvizjes që unë e quaj Lëvizja për “Triumfin e Kombit”.Nuk i falet intelektualëve dhe mediave shqiptare që qëndrojnë kaq mospërfillëse dhe kaq indiferente karshi kauzave jetike për të cilat sot protestojnë rinia dhe qytetaria shqiptare.Deri aty ka mbërritur kjo indiferencë frikacake sa që rrallë, shumë rrallë degjohet ndonjë zë intelektual që thotë ndonjë fjalë të mirë pro këtyre protestave.
Sot mbahet dita e 73-të e protestave patriotike rinore e qytetare, dhe të rinjtë që flasin në ato protesta si dhe qytetarët të cilëve u mundësohet ndonjë intervistë , këta u drejtohen sinqerisht intelektualëve për mbështetje, por mjerisht kësaj kërkese të tyre shumë rrallë kush u përgjigjet në protestë, dhe nga atë se cfarë lexoj në gazeta e portale meriton respektin më të madhProfesor Eshref Ymeri nga Amerika i cili i mbështet fort dhe patriotikisht këto protesta, ashtu sikurse që gjithmonë ka qenë kundër dhe kritik ndaj politikës tradhëtare të elitës politike të regjimit komunist dhe këtij të tranzicionit; si mbështetës dhe zë i fuqishëm i kauzës së madhe Kombëtare për Bashkimin e Kombit.
Intelektualët shqiptarë shumica e tyre trashëgojnë frikën , servilizmin dhe karakterin e sahanlëpirësit karshi politikës dhe pushtetit. Indiferenca intelektuale, qëndrimi jo kritik dhe frikacak i tyre nuk është i dëmshëm por ama i bën ata krejtësisht i padobishëm. Të paktën ju që e mbani veten si intelektualë të vertëtë, të paktën ju thoni një fjalë të mirë për protestat patriotike të rinisë shqiptare sepse këto protesta janë edhe në të mirën tuaj.
Intelektuali duhet të jetë patriot dhe i vërtetë, pra që ta thotë e të shkruaj për të vertetën.
Unë i mbështes këto protesta për faktin se motivi kryesorë i tyre është patriotizmi, sepse e gjithë politika e mbi 100 viteve shtet në Shqipëri por edhe në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë është treguar e pamëshirshme dhe nuk ka lejuar që në politikë dhe në nivelet më të larta shtetërore të vinin pasaardhës të dinastive patriotike kombëtare prej të cilave është bërë ngjizja dhe zgjimi i vetëdijes kombëtare shqiptare dhe qëndresa me pushkë e pënë per lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.
Nuk e di por shumë rrallë mund të gjëjmë në krye të politikës pasardhës nga dinistitë e Muzakajve, Bushatllinjve, Frashërllinjëve, Koprenckëve; pasaardhës të Ismail Qemalit, të Ymerajve; të Vokshëve, të Ymer Prizrenit, Boletinëve, Hasan Prishtinës,Kapitëve,Luarasëve, Qiriazëve , të Çerçiz Topullit etj.Por është për të ardhur keq se ndaj tyre është bërë edhe përndjekje dhe është treguar një vigjilencë e madhe që këta të mosintegrohen në politikën e lartë shtetërore dhe institucionale. Për cfarë rilindje flitet sot, për rilindjen e pinjollëve të komunizmit që bëjnë korrupsionin , vjedhjen dhe tradhëtinë. Këtë gjë e kanë të trashëguar nga regjimi komunist ,regjimi i egër antishqiptar. Prandaj edhe Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e civilizimit, të patriotizmit dhe të demokracisë e progresit, dhe prandaj unë i mbështes këto protesta dhe u bëj thirrje:
Shqiptarë, Ju rinia , Ju elita qytetare dhe intelektuale, Ju patriotët e vërtetë mos u dorëzoni por vazhdoni deri në fitoren e kauzave të protestave për Triumfin Kombit.
Nëse këto protesta shuhen dhe nuk i realizojnë kauzat e tyre atëhere humbësja do ishte Shqipëia dhe shqiptarët sepse Shqipëria do humbiste shansin e artë , atë të ndëshkimit të të këqijave dhe të dëmeve deri sa mund të quhen edhe karastrofale që u janë shkaktuar shqiptarëve nga elita politike e tradhëtisë kombëtare, e korrupsionit, e hajdutërisë; nga politika e bllokimit të zhvillimit, progresit,emancipimit dhe integrimit të brëndshëm brëndashqiptar dhe në intitucionet ndërkombëtare.
Nëse nuk triumfojnë kauzat kombëtare të këyre protestave atëhere kjo do të ishte dhe do të përdorej si një justifikim për “legjitimitetin “ e regjimit të korrupsinit që ai të vazhdojë që të ruajë statusquonë; që eksodi dhe boshatisja e Shqipërisë të vazhdojë të rritet. Dhe po ashtu nëse këto protesta do të shuheshin vetëm sa do rritej edhe humbja e shpresës dhe besimit akoma më shumë. Nëse do shuheshin këto protesta dhe nuk realizohen kauzat e tyre, as në të ardhmen nuk do të vijnë as protesta dhe as politika kaq shumë e thellësisht patriotike sa këto të këtyre protestave të sotme.
PRANDAJ KËTO PROTESTA JANË NJË SHANS I MADH PATROTIK E HISTORIK PËR SHQIPTARËT, SHANS I CILI NË ASNJË MËNYRË NUK DUHET HUMBUR.
Sot është e lehtë që këto protesta të triumfojnë, pasi mjafton që populli të lëvizë si një trupë kombëtare paqësore që ta detyrojnë largimin nga pushtetit ëelitën e vjetër politike të tranzicionit. Kjo Lëvizje Kombëtare është shëmbulli më i lartë i unitetit gjithkombëtar shqiptar, prej së cilës duhet të marrë leksion edhe Kosova, e cila sot po përballet me një opozitë politike, me një elitë intelektuale mediatike sharlatanësh dhe me disa islamofobë serbofilë shqipfolës të cilët po u shërbejnë aq mirë propagandës dhe agjendave antishqiptare serbe.
Intelektualët e vërtetë dhe patriotë e të aftë duhet t’i mbështesin këto protesta në mënyrë që të sfidojnë intelektualët mercenarë, të shitur dhe injorantë, djallëzorë dhe shterpë të cilët kanë zënë vënd e rrënjë në partitë politike , në parlament, në politikë ,drejtësi dhe në media.
MOS MBËSHTETJA NGA INTELEKTUALËT TË KËTYRE PROTESTAVE AKOMA DERI NË DITËN E 73-TË TYRE DO MBETET NË HISTORI NJË TURP I MADH INTELEKTUAL PËR TA.

Average Rating