Protestat rinore sot nuk kanë nevojë për përralla intelektuale të letraxhinjve servilë kafenesh e portalesh
Nga Skënder Sadri KAPITI

Protestat e mëdha rinore në Shqipëri janë protesta paqësore , si model demokracie e qytetërimi edhe për Perendimin; janë properendimore, për vetë faktin se protestuesit u kërkojnë vëndeve dhe diplomacisë euroatlantike që të jenë prezent në këto protesta dhe të marrin në konsidetaretë kuazat legjitime, demokratike dhe të integrimit në BE.
Sot në Shqipëri prej 20 ditësh po mbahen protestat më të mëdha të rinisë dhe të elitës patriotike qytetare të cilat kërkojnë ndëshkimin e korrupsionit, të tradhëtisë publike të politikës, kërkojnë ndëshkimin dhe largimin nga politika dhe pushteti të politikës së vjetër,pra kërkojnë Vetting-un politik, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë me komunizmin pseudodemokratik të regjimit të korrupsionit.
Ajo që vihet re është indiferenca, tulatja, frika dhe servilizmi i intelektualëve shqiptarë ndaj politikës, parasë,pushtetit të oborrit të regjimit të politikës së vjetër të tranzicicionit, vihet re “patriotizmi” intelektual kafenesh dhe shumë pak prej tyre mbështesin protestat, dhe shumë rrallë ndonjë prej tyre duken në protestë e në shesh.
Elita e ashtuquajtur intelektuale, sot , është identike me atë elitën intelektuale dhe akademike të kohës së Diktaturës komuniste, e cila ishte shpirti ideologjik dhe oksigjeni që i jepnin gjallërinë regjimit enverist të komunizmit.Intelektualët shqiptarë ajo se cfarë i karakterizon ata, është fakti se ata i bëjnë fresk cdo regjimi, cdo politike e pushteti, intelektualë kafenesh e thashemxhinjsh që shkruajnë ndonjë poezi e publicistikë pa pikë shije as artistike e jo më patriotike, as të guximshe dhe aspak kritike, por servizmi po.
Kjo elitë politike mban qëndrim indiferent dhe ndoshta, dhe nëse triumfon platforma dhe e reja e këtyre protestave, atëhere intelektualët shqiptarë do të përdorin intrigat, djallëzinë dhe servilizmin për t’i shërbyer pushtetit të ri, me qëllim që të përfitojnë ndonjë lëmoshë e privilegj nga pushteti.
Se kështu histotikisht sillet intelektualizmi shqiptar, dhe pastaj llomotisin poshtë e lart për mediokritet politik e qeverisës.Intelektualët shqiptarë nuk janë me kohën dhe në kohë që kërkon ndryshimi, por rrinë dhe bëjnë patriotin me përrallla e parulla patriotike të së shkuarës, nuk prodhojnë as vizion e as alternativë, as nuk organizohen si shoqata serioze opozitare kundër të këqijave të politikës dhe korrupsionit politik.
Po të tilla janë edhe mediat, televizionet, gazetat e portalet në shumicën dërrmuese të tyre, të cilat janë servile dhe paterica simbiotike me politikën, pushtetin, tradhëtinë dhe korrupsionin për interesa personale.

Average Rating