Provokime nga Serbia, KFOR ka trefishuar patrullimet

Read Time:1 Minute, 55 Second

Ka 12 vjet që ka nisur procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë. Rezultatet e tij ende janë të diskutueshme. Sot ishte dita e fundit që Kosova dhe Serbia duhej t’i dërgonin propozimet rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Por, pavarësisht afatit të dakorduar nga takimi i para dy ditëve në Bruksel, në BE refuzojnë të konfirmojnë se i kanë pranuar propozimet, me arsyetimin se bëhet fjalë për një proces që ende është duke vazhduar. Ndërkohë, kryeministri Kurti, një ditë më parë, publikoi video se në afërsi të kufirit me Kosovën, në territorin serb, është afruar ushtria e shtetit fqinj.

Pamjet e publikuara nga kryeministri, Albin Kurti pak para mesnatës shpërfaqën afrimin e ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin e Kosovës. Kryeministri i vendit tha se janë duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, duke shtuar se ky veprim i Serbisë nuk është normal.

Për stërvitjet e ushtrisë serbe, ishin të njoftuar një ditë më herët Policia e Kosovës.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovë në veri ka theksuar se në fakt për ushtrimin e ushtrisë serbe Policia ka pasur informacion nga partnerët tanë të KFOR-it, të cilët na kanë njoftuar një ditë më herët, që do të ketë ushtrim një ditë më vonë dhe nuk ka qenë befasi për ne.

“Është e vërtetë, pamjet janë tonat, i kemi parë, kemi qenë në afërsi edhe ne, sepse jemi duke e kontrolluar kufirin tonë, por nuk ka pasur ndonjë problem për t’u theksuar. Nuk është shqetësuese, sidomos kur njoftimet i kemi pranuar nga partnerët tanë dhe ata kanë qenë aty. Kemi bashkëpunim me KFOR-in, kemi patrullime të përbashkëta, kemi ndarje të informacioneve me ta”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovë në veri.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë.

Në përgjigje për RTK-në, KFOR-i tregoi se ka trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare.

Forca paqeruajtëse e NATO-s tha se është duke punuar nga afër me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm
Next post Ndrroi jetë Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Kosovën dhe nipi i Azem HAJDARIT