Qeveria e Kosovës shpall shtensionimin në veri, redukton policinë për 25%
Kryeministri, Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës duke përmendur takimin e Besnik Bislimit me emisarin Lajçak dje në Bratislavë të Sllovakisë. Kurti ka listuar vendimet të cilat janë rënë në dakordim mes të dy palëve, drejt rrugës së deeskalimit të situatës në veri të vendit.
Njëra nga pjesët më të rëndësishme të këtyre pikave ka qenë largimi i trupave të Policisë së Kosovës nga objektet e Komunave në veri dhe përreth tyre. Kjo prej një përqindje nga 25% të tyre dhe shpërndarje të tyre në pjesë të tjera.
Gjithashtu, Kurti njoftoi se është marrë vendimi që Policia e Kosovës së bashku me trupat e EULEX-it dhe KFOR-it të rishqyrtojë kohë pas kohë pakësimin e mëtutjeshëm të prezencës së këtyre trupave.
“Qeveria e Kosovës e shpall publikisht deeskalimin, për të mos marrë hapa që e deeskalojnë, reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda apo në afërsi të komunave, pra 25%. Ata do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna, diku ku ka më shumë nevojë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë komunave tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”, ka deklaruar Kurti.
Një pikë tjetër e potencuar ka qenë edhe thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit. “Kjo do të ndodh pas stinës së verës dhe në përputhje me kuadrin ligjor. Për ne si Qeveri e Kosovës vazhdon të jetë me rëndësi që qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësim lokal që i përfaqëson si duhet, por për ta arritur këtë duhet ambienti që mundëson fushatën e mirëfilltë”, ka thënë Kurti.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...

Average Rating