Rinia dhe Diaspora shqiptare  kontribuoni për ndryshimin dhe mbështesni  PD-në e Bashën !

Read Time:4 Minute, 18 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Tashmë është bërë mëse e qartë se Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar dhe me mbështetjen amerikane dhe të BE-së, PD  është alternativa së cilës i duhet besuar vota dhe pushteti për të bërë ndryshimin,fakt ky kundër cdo alibije e përpjekjeje të politikës së vjetër,të kësaj politike që është shkaktare dhe autore të ngritjes dhe të montimit të këtij sistemi kriminal, antihuman e antikombëtar korrupsioni.

Shqiptarë të diasporës edhe Ju duhet të veproni dhe kontribuoni  tani sepse Shqipëria ka shumë nevojë për Ju për të ndryshuar,për të cmontuar sistemin kriminal të korrupsionit  prej të cilit shqiptarët vetëm sa po largohen nga Shqipëria  prej vuajtjeve,pasigurisë, papunësisë dhe prej krimit e korrupsionit.

Diaspora shqiptare duhet të votojë në Shqipëri, diaspora dhe emigrantët nuk duhet të mjaftohen vetëm për të ardhur per pushimi disa ditë e pastaj të largohen duke thënë se asgjë nuk paska ndryshuar por qënka bërë edhe më keq.

Ndërsa Rinia duhet t’i kërkojë llogari politikës së vjetër shqiptare që ua ka vjedhur e grabitur shpresën dhe lunturinë, duhet ta ndëshkojë politikën që e ka gënjyer e mashtruar rininë shqiptare. Rinia shqiptare duhet të angazhohet seriozisht për ndryshimin ,për punësimin dhe mirëqënien  dhe të mos rrijë duke shpenzuar kohë duke parë reklama  dhe emisione mashtruese VIP-ash bigbradheri e përputhërash, as nëpër telelloto e klube nate të cilat vetëm helmojnë dhe e largojnë opinionin nga realiteti i korruptuar që duhet ndryshuar.

Diaspora dhe rinia shqiptare kontribuoni sa të mundeni që Shqipëria të clirohet nga prangat e korrupsionit; kontribuoni që Shqipëria të bëhet sepse Ju jeni shumë dhe jeni pjesa më rinore dhe më vitale shqiptare.Kontriboni që shqiptarët të ardhmen e tyre ta kenë në Shqipëri ,dhe jo që familjet shqiptare të jenë gjithmonë nevojtare dhe të mbahen nga  paratë tuaja që i fitoni me aq mund,punë e djersë atje jasht atdheut ku punoni.

Mërgimtarë dhe diaspora shqiptare është edhe e juaja Shqipëria, sepse Shqipëria është djepi i të gjithë shqiptarëve, prandaj kontribuoni  që Shqipëria të bëhet, të bëhet ashtu por edhe më mirë se ato shtete e vënde ku Ju punoni e jetoni.

Mërgimtarë, kontribuoni për ndëshkimin e politikës së krimit, korrupsionit, hajdutërisë, tradhëtisë  dhe  papërgjegjshmnërisë; për ndëshkimin e politikës së papunësisë e varfërisë dhe të kësaj politike e të këtij zullumpushteti te sotem i cili   u imponon shqiptarëve largimin nga atdheu!

Mërgimtarë, ndihmoni që Shqipëria të integrohet në BE, pasi këtë e pengon ky pushteti i sotëm dhe e gjithë politika e “Trekëndëshit të Bermudës”.

Mërgimtarët do të ishte mirë që të protestonit kundër politikës dhe korrupsionit,  do të ishte mirë që të vinin e të votonin në Shqipëri për të bërë ndryshimin.

.

Në pamundësi për të ardhur në ditën e votimit, mërgimtarët shqiptarë duhet t’u bëjnë thirrje gjithë të njohurve, miqve dhe familiarëve të tyre që ta votojnë ndryshimin , ta ndëshkojnë ashpër me votë kur të vijë koha regjimin e korruptuar dhe antikombëtar të Edi Ramës dhe gjithë politikën e vjetër të Tranzicionit që e ka kapur dhe që e mban peng Shqipërinë.

Diaspora, mergimtarë e kurbetlinj mbështesni PD-në dhe ndryshimin pasi Ju jeni  vetë nga ata të cilët u detyruat që ta lini atdheun e të merrni  rrugët e largimit dhe të eksodit prej kushteve e të detyrimit që ua imponoi jo vetëm ishregjimi komunist por edhe regjimi i korrupsionit të   Edi Ramës dhe i rilindjes. Dhe nëse ndodh që përsëri Rama të vazhdojë akoma më gjatë qeverisjen, apo nëse ndodh që të riciklohen në pushtet edhe ata që janë njësoj se Edi Rama të korruptuar e të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion, atëhere Shqipëria do boshatiset akoma më shumë , dhe rinia dhe jo vetëm ajo por kujtdo që do t’i jipet mundësia do ta lënë Shqipërinë dhe do të marrin rrugën e eksodit ashtu sikurse u detyruat edhe Ju.

Prandaj duhet të aktivizohet diaspora për të mirën e vetes saj ,të familjeve shqiptare  dhe të të gjithë Shqipërisë .

Ndihmoni dhe u kërkoni edhe të tjerëve që të kontribuojnë  për ndryshimin, për të mbështetur PD-në dhe Bashën si alternative e vetme sot në Shqipëri që premton  shpresë e ndryshim sepse për ndryshimin  sot në Shqipëri janë edhe SHBA edhe BE-ja

Mërgimtarë mbështesni Elitën e Re politike të Partisë Demokratike dhe Bashën  sepse nuk ka sot alternativë tjetër të besueshme e shprese për ndryshimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor, për demokracinë dhe për integrimin.

Prandaj është koha për ndërgjegjsim, reflektim dhe veprim për të bërë  ndryshimin. Dhe ndryshimin  pashmangshmërisht shqiptarët do t’ia    besojnë  Partisë Demokratike për ta bërë, pasi po PD ka meritën edhe të rrëzimit të komunizmit dhe të reformave që ndryshuan sistemin në Shqipëri, dhe po Partia Demokratike me  Lulzim Bashën  dhe elitën e re politike të PD-së do ta mundësojnë  cmontimin e sistemit të krimit e korrupsionit, ndëshkimin e politikanëve non grata,   ndarjen  e Shqipërisë me tranzicionini dhe në përshpejtimin  për antarësimin e saj në BE.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Prishtinë: Ka ndrrue jetë atdhetari e filantropi i shquar 73 vjeçar Selim Shabanaj
Next post SIGURIA KOMBETARE, INTERESI YNE I MBIJETESES!