Samiti i BE-së në Tiranë, protesta e 6 Dhjetorit dhe shterrimi politik i Foltores

Read Time:5 Minute, 29 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqiptarët nuk morën pjesë aq sa shpresonin organizatorët e protestës së 6 Dhjetorit 2022 ditën kur në Tiranë u mbajt Samiti i BE-së për Ballkanin Perendimor, sepse këtë Samitin e BE-së nuk e organizonte Edi Rama, por e organizonte BE-ja, si një Samit me rëndësi për BE-në, Ballkanin , Shqipërinë dhe për Kosovën dhe për faktin se po mbahej në Tiranë; si një Samit anti Ballkanit të Hapur dhe kundër Rusisë dhe aleatit të saj Serbisë.
Parë në këndvështrimin aktual politik, demokratik, strategjik dhe integrues ky takim i BE-së në Tiranë ishte në favor të rritjes së imazhit, rolit dhe pretigjit të Shqipërisë, pra ky Samit kishte rëndësi kombëtare për shqiptarët sepse e gjithë Europa ishte e pranishme ne Tiranë atë ditë.
Prandaj në atë protestë nuk mori pjesë dhe nuk kishte pse ta organizonte e as të merrte pjesë në të Partia Demokratike institucionale , sepse në raste të tilla në këto ngjarje opozita nuk proteston në ditë aktivitetesh e samitesh të BE-së, të NATO-s.
Bindjet politike të mia janë nacionaliste, dhe gjërat e zhvillimet i shikoj nisur nga përfitimi dhe interesi kombëtar dhe jo ai personal, politik e partiak. Unë ndjehem mirë që BE-ja organizoi këtë Samit në Tiranë pa marrë parasysh se në pushtet është PS që politikisht jam kundërshtar i saj.
Ky Samit ka rëndësinë e madhe sepse u mbajt në Shqipëri në territorin e një vendi të rajonit që nuk është akoma në BE, DHE KJO ËSHTË MIRË DHE NË DOBI TË SHQIPTARËVE.
Ky Samit kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi Lufta e Ukrainës po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe atë globale si dhe tjetra ka intertesin se do të përshpejtojë perspektiven e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ky takim ka rëndësi të shumfishtë për shqiptarë sepse i jep një goditje të rëndë planit të Ballkanit të Hapur i cili është një projekt serbo-rus antishqitar e anti BE.
Prandaj opozita që organizoi protestën bëri gabim se ajo u mbajt në kohën jo të duhur që i bën dëm interesit kombëta sepse: nuk ndodh në vëndet antare të NATO-së, as të BE-së që të mbahen protesta politike nga partitë dhe nga opozita në qytetet ku mbahen ato samite , aktivitete e takime të BE-së e të NATO-s.
Pra nuk janë të justifikueshme protesta të tilla politike nga partitë politike për interesa partiake e aq më keq për interesa e kaprrico personale ne rastet kur ka aktivitete të tilla të një rëndësie kaq të jashtëzakonshme sic ishte Samiti që u mbajt në Tiranë me 6 Dhjetor 2022 ,dhe ku “Partia e Lirisë” dhe shoqata “Foltorja” mbajtën një protestë, një protestë që kishte në krye një individ të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania dhe një ishagjent të sigurimit të diktaturës komuniste.Prandaj kjo protestë as nuk terhoqi vëmëndje dhe as nuk pati as interesim minimal nga pjesmarrësit e këtij Samiti.
Kjo protestë pati si synim për t’i tërhequr vëmëndjen dhe për t’u treguar europianeve si dhe për t’i bërë presion gjykatës shqiptare se PD-ja jemi ne foltoriristët dhe jo ajo institucionale.
Mirëpo faktori ndërkombëtar nuk e njohin foltoren si Parti Demokratike, as gjykata dhe as institucionet e shtetit.Qysh kur doli Foltorja si reagim kundër SHBA dhe kundër Lulzim Bashës, ajo vetëm sa i ka bërë vazhdimisht dëm të jashtëzakonshëm jo vetëm Partisë Demokratike por edhe publikut dhe popullit opozitar sepse ajo po ia zgjat jetën në pushtet Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Foltorja i ka bërë dëm të madh Partisë Demokratike të cilën aleatët e mëdhej të shqiptarëve, SHBA, e njohin dhe e konsiderojnë si partnerin politik kryesor në Shqipëri kur ata shpreheshin se me PD-në dhe me Bashën në krye të saj do bëjmë ndryshimin dhe punë të mira e të mëdha për Shqipërinë. Tani besoj se të gjithë demokratët, sidomos ata të mashtruarit nga foltoristët janë bindur se me Lulzim Bashën Partia Demokratike ishte shumë pranë fitores së sigurtë, por e vjetra politike që është sot në foltore është shkaku që PD është sot kështu si është, dhe se rikthimi i Bashës në krye të PD-së, e bashkon dhe e forcon Partinë Demokratike si dhe e sjell atë në pushtet.
Në pushtet vjen PD me Bashën sepse PD dhe Basha janë partnerë të SHBA dhe të BE-së, me Bashën i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA ku po zhvillon një agjendë të ngjeshur takimesh me personalitetet me të larta të politikës amerikane.

Pothuajse askujt nga pjesmarrësit në Samitin e Tiranës nuk i bëri përshtypje dhe askush nuk tregoi interes për protestën e foltoristëve, gjë që do të thote se foltorja ka shterruar politikisht sa që në të nuk moren pjesë as gjith Tirana , as gjith Shqipëria sic thërrisnin dhe i ftonin organizatorët,por aty nuk ishin as 10% e antarëve të foltores dhe lsi-istë, e atyre votuesve “të primareve” të Tiranës që organizuan Foltore-LSI.
Protestat në demokraci janë mjete të lejueshme dhe të pranueshme, por nuk ishte koha e duhur që ajo të mbahej pikërisht me 6 Dhjetor kur po mbahej një aktivitet i rrallë në Tiranë , Samiti i BE-së , dhe aq më shumë në një kohë kur Bota kërcënohet nga shpërthimin i Luftës së Tretë Botërore pas agresionit pushtues rus mbi Ukrainë, dhe kur Serbia ka rritur në kulm tensionet mes saj dhe Kosovës dhe kur rrezikohet një luftë në Ballkan.
Kjo protestë e Partisë së Lirisë dhe Foltores e mbajtur pikërisht në këtë ditë të këtij eventi historik për Tiranën dhe shqiptarët tregon papjekuri por më shumë papëgjegjshmëri politike e kombëtare të atyre që e organizuan atë, sepse interesi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë nuk është interesi i ndonjë force politike dhe as i politikanëve të vecantë por interesi i Shqipërisë është interesi më i madh.
Kjo protestë mbajtur pikërisht në diten e Samitit të BE-së në Tiranë të kujton protestat anarkiste, marksiste, maoiste e antiintegraliste që mbajnë grupe dhe individë jashtëpolitikë në ditët kur NATO apo BE zhvillojnë ndonjë aktivitet të tyrin.
Shqipëria sot nuk është vënd diktatorial dhe as i zoluar , dhe për gjithcka cfarë ndodh në Shqipëri Perendimi, BE dhe SHBA janë mëse të mirëinformuara, dhe nuk është se BE do të informohej me 6 Dhjetor nga protesta e organizuar pikërisht në atë ditë.Shumë mirë mund të bëheshin protesta të organizuara nga opozita politike por edhe nga shoqëria civile p.sh.me dt. 7, 8 apo në cdo datë tjetër se sa me 6 Dhjetor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Plagët e Sali BERISHËS
Next post Stoltenberg paralajmëron për rrezikun e përhapjes së konfliktit