Senatorët amerikan letër Blinkenit: Të zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës
Dy senatorët amerikanë, Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i kanë shkruar letër sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken, ku kanë thënë se Serbia po i diskriminon shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe kanë kërkuar që të hapet tema e çështjes së shqiptarëve në Luginë, në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
Në letër, gjithashtu kërkohet realizimi i planit shtatë-pikësh për të drejtat shqiptare në Luginë, i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.
Për këtë ka reaguar Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila reagimin e senatorëve e konsideron shumë të rëndësishme për shqiptarët në Luginë.
“Në letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, kërkohet që çështja e shqiptarëve të Luginës të trajtohet në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Po ashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013”, shkruan Sinani.
Sipas senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.


Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...

Average Rating