Serbia vazhdon të pengoj zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Serbia po vazhdon edhe më tej ta pengojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në luftën e fundit në Kosovë.
Shteti serb, së fundmi, ka bllokuar edhe takimet e grupeve punues në kuadër të Komisionit të Posaçëm për të Pagjeturit. Ky komision kishte dështuar të mblidhej më 15 janar të këtij viti, pasi Serbia pati bojkotuar takimin. Nga atëherë, Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar një datë për takimin e ardhshëm.
Pas dështimit të takimit të 15 janarit, Serbia ka bllokuar takimet e grupeve punuese në kuadër të Komisionit të Posaçme për të Pagjeturit. Ky komision ishte paraparë të mblidhej një muaj më parë, por që u bojkotua nga shteti serb.
Që nga atëherë Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë një vendim se kur do t’i mbledhë para tavolinës së diskutimeve përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Nga Qeveria e Kosovës janë duke përgatitur një shkresë për përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, për ta njoftuar rreth çështjes së të pagjeturve.
Hoti ka thënë se në këtë pikë nuk pret që Serbia të jetë konstruktive, derisa nga BE-ja, ai tha se pret shumë.
Nga Këshilli i Familjarëve të Pagjeturve kanë ngritur ankesa se që nga paslufta nuk ka arritur të zgjidhet çështje e të pagjeturve, teksa kanë kërkuar që BE t?i bëjë më shumë presion Serbisë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë të enjten se po presin formimin e qeverisë së re në Kosovë për të parë mënyrën se si do të ecet tutje në dialogun mes Prishtinës e Beogradit zyrtar.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating