SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të ejten një polic u plagos lehtë në një sulme me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.
“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”
Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.
Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Më shumë storie
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating