Shqiprim Arifi: Përderisa Vuçiqi faktorizon serbët e Kosovës, neve Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë na anashkalon
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një lidhje direkte në “Info Magzinë” në Klan Kosova ai ka folur në lidhje me atë se pse emisarët nga Evropa dhe Amerika nuk i takuan shqiptarët në Serbi.
Ai u shpreh se është kritik ndaj BE-së, sepse sipas tij përdoren standarde të dyfishta ndaj Luginës së Preshevës.
“Unë çuditem në aspektin e asaj se sa vlerësohet nga BE-ja sidomos qasja jonë këtu e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila ka qenë konstruktive rreth 10 viteve të fundit kur është zhvilluar dialogu, unë jam kritik ndaj Bashkimit Evropian për arsye se e shoh një dyfytyrësi të tyre kundrejtë Luginës së Preshevës. Sa më te qetë që po jemi ne këtu apo sa më kontruktivë që po jemi, aq më pak po vlerësohemi dhe më shumë po neglizhohemi, për mua kjo është një keqardhje e madhe dhe po çuditem se edhe sa do të zgjasë kjo, sepse çdo durim e ka fundin e vet dhe pastaj duhet të veprojmë”, tha ai.
Arifi u shpreh se Serbia i ka faktorizuar serbët në veri, ndërkaq sipas tij shqiptarët e Luginës janë lënë anash, përcjell Klankosova.tv.
“Më shumë çuditem me qeveritë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të cilat kontribojnë në vazhdimësi në drejtim të asaj që të neglizhohemi, pra konkretisht Serbia i ka faktorizu serbët në veri të Kosovës dhe si faktorë janë pranuar nga Lajçaku dhe Escobari. Ne nuk jemi pjesë e strategjisë kombëtare në Kosovë dhe në këtë kontekst ne nuk jemi interesant as për BE-në dhe ShBA-në”, u shpreh tutje ai.
Më shumë storie
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
Ardita Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar...
Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in
Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit, nga Bujanoci, publicist, hulumtues dhe studiues, e publikuar më 16 gusht 2011 në...
RECIPROCITET EDHE PËR TË DREJTAT INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE TË NJERIUT
Nga Refik Hasani 𝐊𝐫𝐚𝐡𝐢𝐧a 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬, 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬 𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜𝐢𝐭, meritonë trajtim të barabartë, po ashtu nuk është vetëm çështje e...
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, ishte dhe...

Average Rating