Si e ëma dhe e bija, kriminele që të dyja
Eshref Ymeri
(Rusia – e ëma e Serbisë)
Në faqen e internetit “Drenicaonline” të datës 04 janar 2024, ishte botuar informacioni me titull “Sanduloviç është rrahur brutalisht nga policia serbe Në mesin e personave të maskuar, thotë se njohu Milan Radojçiçin”.
Në një tjetër informacion thuhet:
“E gjithë kjo ndodhi për shkak se Sanduloviç, bëri homazhe më 2 janar në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz, duke vendosur një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (Citohet sipas: Altina Marmullaku. “Shqetësim në Kosovë për gjendjen e Sanduloviç-it, heshtje në Serbi”. Faqja e internetit “Albanian Post”. 05 janar 2024).
Kryeministri Albin Kurti reagoi ashpër ndaj këtij akti fashist të qeverisë serbe kundër Nikola Sanduloviçit. Ai deklaroi:
“Kjo po ndodh pas kërkimfaljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe ua imponon qytetarëve të saj për guximin që ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim. Ai gjithashtu përbën shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të stilit të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit” (Citohet sipas: “Nikolla Sandulloviç në paraburgim: Heshtje në Serbi, komente nga niveli më i lartë në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetsës “Express”.05 janar 2024).
Kush ështëNikolla Sanduloviç?
Ai ka lindur në vitin 1963. Është i pajisur me kulturë perëndimore. Studimet universitare i ka kryer në Francë për arkitekt. Është kryetar i Partisë Republikane, të themeluar në vitin 2015.
Më bëri përshtypje të thellë një lexues me mbiemrin Kalaja, i cili, në reagimin e vet ndaj artikullit me titull “Publikohet videoja e Nikolla Sanduloviçit – ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije gjersa largohet nga spitali”, të botuar në faqen e internetit “telegrafi” të datës 04 jana 2024. Ai shkruan:
“Këto skena në Serbi, kundër një serbi që guxoi të kërkojë falje për krimet që bëri Serbia kundër Kosovës dhe popullit të saj, tregojnë për një Serbi në Ballkan si ajo e Putinit në Rusi. Një Serbi fashiste, e në raport me shqiptarët e Kosovës edhe raciste”.
Domosdo, s’mund të ndodhë ndryshe. Sepse Serbia, si pjellë e Rusisë, nuk mund të ketë tjetër organizim shtetëror, të ndryshëm nga organizimi shtetëror i Rusisë fashiste. Bija kriminale ndjek me rreptësi gjurmët e nënës kriminale. Le të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë pranverën e vitit 1945, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit.
Historiani anglezAntoni Bivor(Antony Beevor –1946), shkrimtar, autor i një serie veprash për historinë e shek. XX, në librin me titull “Lufta e Dytë Botërore” (The Second World War), të botuar në Londër në vitin 2012, ka shkruar se ushtarët e ushtrisë sovjetike, në territorin e Gjermanisë patën përdhunuar dy milionë femra gjermane.
Dukeiureferuarrojtinave (arkivave) sovjetikedhegjermane, autoritheksonse“vetëmnë Berlin ushtarët sovjetikë patën përdhunuar 130 mijë gra dhe vajza, nga të cilat 10 mijë i patën dhënë fund jetës me vetëvrasje” (Citohjet sipas: “Ushtarët sovjetikë, në vitin 1945, patën përdhunuar 2 milionë gra dhe vajza gjermane”. Faqja e internetit “Newsland”, 31 janar 2017).
Në studimin e vet me titull “Psikopatologjia e së kaluarës heroike dhe brezat e ardhshëm”, psikologu rus Mihail Reshetnjikov (1950), thekson:
“Në vitin 1992, në kinofestivalin e Berlinit qe paraqitur një film dokumentar, me fakte dëshmitarësh, ku provohej se në vitin 1945, ushtarët e ushtrisë sovjetike patën përdhunuar më shumë se 2 milionë femra në Poloni dhe në Gjermani” (po aty).
Natalia Gese (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), gjatë viteve të luftës ka pasë punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta ajo shkruan:
“Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish”(Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”). Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).
Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, po të njëjtat krime kafshërore patën kryer në Dardani kundër femrave shqiptare bishat fashiste serbe, të cilat përdhunuan 20 mijë gra dhe vajza shqiptare. Në Evropë patën shpërthyer luftëra midis shteteve të ndryshme, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që ushtarë anglezë, austriakë, francezë, gjermanë, italianë etj. të kenë përdhunuar kaq masivisht femrat e shteveve, në territoret e të cilave kanë pasë zhvilluar operacione ushtarake. Të tilla akte kafshërore në historinë e Evropës i kanë pasë kryer vetëm rusët dhe kushërinjtë e tyre biologjikë – shtazët serbe. Traditën e barbarisë seksuale kundër femrave të një shteti tjetër, rusët e kanë vazhduar ndaj femrave ukrainase pas sulmit fashist që Rusia ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Nuk është absolutisht rastësi qëpikërisht vetëm në këto dy shtete fashiste të Evropës përndiqet egërsisht elementi opozitar. Kjo për arsye se opozitari i Njëshit në këto dy vende, si në kohën e sistemit komunist, konsiderohet armik dhe, nënkuptohet, armiku duhet asgjësuar.
Gazetari i njohur serb Sllavko Çuruvia (1949-1999), themelues i disa botimeve të pavarura, ka qenë i njohur si kritik tepër guximtar i kriminelit Sllobodan Millosheviç. Gazeta e tij “Dnjevnji telegraf”qe ndaluar në territorin e Serbisë, botohej në Mal të Zi dhe në Serbi shpërndahej ilegalisht.Këtë gazetar trim e pati kërcënuar paraprakisht bashkëshortja e Sllobodan Millosheviçit Mirjana Markoviç. Më 11 prill të vitit 1999, Sllavko Çuruvia u pushkatua në qendër të Beogradit, afër shtëpisë së vet.
Të tilla pushkatime intelektualësh të sferës së mjeteve të informimit masiv, në Rusinë fashiste kanë qenë seriale.
Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. U pushkatua më 07 tetor 2006 në ashensorin e pallatit të vet, në rrugën “Lesnaja” në Moskë, pikërisht atë ditë që kryekrimineli Putin festonte ditëlindjen.
Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetës “Moskovskij komsomolec”. U vra më 17 tetor 1994.
Juri Shçekoçihin (1950), zëvendëskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga një helmim i rëndë më 03 korrik 2003.
Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisë ruse të revistës “Forbes”. Më 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistës, në rrugën “Dokunjin” në Moskë.
Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i përgjithshëm i kanalit të parë televiziv ORT. U vra në hyrje të pallatit të tij më 01 mars 1995.
Në Rusinë fashiste, ashtu si edhe gazetarët, përndiqen egërsisht edhe politikanët opozitarë. Në mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit 2015, me gjashtë të shtëna flakë për flakë, jo larg mureve të Kremlinit, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov (një intelektual i shquar, i cili arsimin parauniversitar dhe universitetin i kishte përfunduar me diplomën “shkëlqyeshëm”) , për të vetmen arsye se kishte demaskuar politikën shoviniste të Putinit ndaj Ukrainës pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014.Gjashtë vjet pas vrasjes sëtij, më 17 janar 2021, arrestohet politikani opozitar Aleksej Navalnëj (1976) dhe dënohet me burg të rëndë, të cilin po e vuan diku në humbëtirat akullnajoretë Siberisë Veriore. Edhe Aleksej Navalnëj ishte opozitar i rreptë i Putinit dhe themelues i “Fondit të luftës kundër korrupsionit” që mbretëron gjithandej në Rusi
Ajo çkabiemëtepërnësynëRusidhenëSerbi, sidyvende, të cilatnëthemeltëpolitikëssëtyrekanëideologjinëfashisto-shoviniste, ështëheshtjaeopinionitpublikparakrimevetëkastavesunduese.Kjo për arsye se në këto dy vende pikërisht opinioni publik është ai që mbështet fuqimisht politikat shoviniste të atyre kastave, të cilat kanë në themel urrejtjen ndaj vendeve fqinje. Prandaj, në mbarë Evropën, jo rastësisht vetëm Rusia dhe Serbia përfaqësojnë dy vatra agresive për pushtime territoresh të huaja.
Mbarë opinionin publik rus e ka mbuluar heshtja skandaloze për humbjet e rënda që ka pësuar ushtria ruse, e cila, sipas faqes së internetit “Obozrevatel”, deri në mëngjesin e ditës së sotme, 10 janar 2024, në Ukrainënumëron 367 mijë të vrarë, pa llogaritur të sakatuarit dhe të zhdukurit pa lënë gjurmë. Kjo heshtje dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se populli rus mbështet bandën kriminale të Kremlinit për sulmin fashist që ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Prandaj tingëllojnë mjaft aktuale fjalët e ish-Presidentit të Republikës së Çeçenisë Xhohar Dudajev (1944-1996), i cili, në një intervistë të vitit 1995, pati deklaruar:
“… ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli tësëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes… Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundjekronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më itmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së
njeriut për njeriun (Citohet sipas:“Youtube”. Taras Kokovski. 15 prill2022).
Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:
“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët” (Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Faqja e internetit “ANVICTORY”. 18 Shkurt 2010).
Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:
“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre”(Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Athanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”.Faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).
Po kaq skandaloze është edhe heshtja e mbarë opinionit publik serb për vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvia dhe për rrahjen barbare të politikanit opozitar Nikolla Sanduloviç nga kriminelët e strukturave fashiste të shtetit serb, të cilët e masakruan për të vetmen arsye se ai, gjatë vizitës në Dardani, pati deklaruar publikisht:
“Në Prekazekamthënë qartë, që,sinjeri,më kadhemburzemra, ndërsasipolitikankamdhënë premtimseataqë kanë kryerkrimenë Prekazdhenë territorineKosovës, dotë përgjigjenpëratokrime. Poepërsërisqëndrimintim, icilinukkandryshuarqë 20 vjet, sepsekamdhënë premtimqë,të gjithë kriminelëtqë kanë kryerkrime, dotë përgjigjenparadrejtësisë, jovetëmnë Kosovë,poredhenë BosnjeeHercegovinë”(Citohet sipas:“Imazheekskluzive/ Shërbimisekretserbmasakronpolitikaninqë kërkoifaljepërkrimetnë Kosovë, dhunë barbarendajNikollaSanduloviçit”. Faqja e internetit “Pamflet”. 04 janar 2024).
Përfundimishtduhetnënvizuarsegazetarët dhe politikanëtopozitarëpërndiqen, masakrohendhe vriten vetëm në diktaturat fashiste. Dhe të vetmet diktatura të tilla në Evropë janë Rusia dhe Serbia.
Kaliforni, 10 janar 2024
Average Rating