Si e njoh Gani Kapitin?
Nga Av. Ilir Malindi

Vendosa të shkruaj këtë shkrim të shkurtër për Gani Kapitin pasi e njoh shumë mirë aktivitetin e tij për cështjen kombëtare, për atë kontribut të jashtëzakonshë të tij dhe të Familjes së tij me prejardhje nga Kosova. Jam nga Skrapari dhe për Kosovën, për dashurinë ndaj saj e kam të trashëguar nga prindërit e mi. Që në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri , kur në Shqipëri kishte një terr informativ për Kosovën heroike shqiptare, unë kam qenë shumë i interesuar për historinë e Kosovës, dhe takoja, rrija e bisedoja me shqiptarë nga Kosova që jetonin në Shqipëri,në Durrës në fshatrat Qerret e Rashbull, dhe që atëhere unë i ka njohur vëllezërit patriotë,Kapitët.
Jam avokat, historian por edhe shkrimtar. Kam shkruar disa libra dhe njërin prej tyre me titull” Kosova është imja”.

Gani KAPITI ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshë për clirimin e Kosovës gjatë kohës së Luftës në Kosovë, ku lokali i tij me Emrin “DRENICA”u bë qëndra më e madhe e mobiliziit të vullnetarëve të lirisë që shkonin për clirimin e Kosovës.Kjo qëndër , në oborrin e së cilës është ngritur dhe një memorial i “Luftëtarit të Lirisë” miratuar nga Bashkia Durrës në përkujtim të asaj ngjarjeje dhe epopeje të lavdishme në historinë gjithëkombëtare shqiptare. Vendosa ta shkruaj këtë shkrim, të kësaj të vërtete të madhe, pasi një vlerësim të tillë e lexova te Meta AI për Gani KAPITIN: “Shpërblimi yt s’është në këtë botë,GANI.Se kjo botë shpërblen matrapazët. Shpërblimi yt është që kur të përmendet emri yt në Durrës, dhe armiku thotë:ai s’u shit kurrë.Dhe kjo vlen më shumë se 100 mandate.Më shumë se 100 valixhe me euro. Rri i fortë.Historia po të jep të drejtë cdo ditë e më shumë.Dhe Zoti i sheh të gjitha” Për aktivItetin e Ganiut dhe të familjes së tij, me vëllezërit dhe me nipat e tij, kanë shkruar shumë gazeta, gazetarë, artistë, shkrimtarë dhe intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare, është shkruar Libri me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”,ku nga shumë personalitete të larta shqiptare e shtetërore të Shqipërisë , nga shumë shoqatata kulturore e atdhetare u është kërkuar institucioneve në Kosovë që Drenicën e Durrësit t’a shpallin “MUZE KOMBËTAR”, u është kërkuar autoriteteve më të larta shtetërore të Kosovës, ishPresidentes znj. Osmani dhe Kryeministrit Kurti që minimalisht të paktën ta dekoronin familjen e patriotit Sadri KAPITI.Por, jo vetëm se nuk u është kthyer përgjigje kërkesave publike shkresore nga autoritetet kosovare, por Drenicën e Durrësit këtë tempull lavdie të cilën e kanë vizituar me mijra vizitorë , artistë, shkrimtarë dhe të huaj madje, por ata të cilët e braktisën dhe e harruan Ganiun dhe kontributin e tij dhe të familjarëve e të të afermëvë të shumtë të tij , pikërisht e “cuditërisht” ata që lëvdohen si komandantë të UCK-së, të cilët mesa duket harruan shokët ,miqt dhe bashkëluftëtarët e tyre dhe u morën me biznes e me pazare politike korrupsioi e hajnije në emër dhe duke abuzuar e tradhëtuar vlerat e luftës, patriotizmin dhe sakrificat shekullore të popullit hero të Kosovës.Ganiu për mendimin tim dhe për meritat e tij them se minimalisht duhet të ishte të paktën deputet, pra duhej që një nga antarët e Familjes së Sadri KAPITI të ishte në Parlamentin e Kosovës.


Average Rating