Situata në veri, reagon kryeministri Rama: Kriminelët para drejtësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin në Kosovë. Përmes një reagimi, Rama deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Tutje ka thënë Rama se komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.
“Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, përfundon Rama.
Më shumë storie
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...
Mos e uroni 29 Nëntorin- duhet të shpallet ditë zie për kombin tonë që i humbi 47300 shqiptarë
Nue Oroshi Dita e 29 Nëntorit 1944 është dita më e zezë e kombit shqiptarë.Në këtë ditë në vitin 1944...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Kokëfortësia dhe arroganca e Kurtit burimi i krizave në Kosovë
Nga Skënder Sadri KAPITI Dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës dhe i kryeministrit dhe qeverisë janë meritë e antiperendimorit dhe...
Njeriu sovran
Nga Skënder Sadri KAPITI Njeriu ndodhet aty ku don Zoti. Devocioni ndaj Zotit, ndaj Vullnetit të tij do të thotë...

Average Rating