Skënder Kapiti dhe kritika ndëshkimore mediatike  e tij mbi sistemine drejtësisë në Shqipëri

Hasan M. Shahinaj

Duke parë atë punë të jashtëzakonshme që po bëjnë SHBA dhe  SPAK në luftën e tyre  pa kompromis për cmontimin e sistemit të korrupsionit në Shqipëri, në punën  e tyre vendimtare për pastrimin e sistemit të drejtësisë,por sidomos edhe atë të ndëshkimit të politikës dhe politikanëve e shtetarëve më të lartë të politikës e pushtetit  për korrupsionin e tyre, dhe duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet politike, juridike, demokatike etj., dhe si  shkrimtar, analist e publicist mendova dhe vendosa që këtij shkrimi të shkurtër timin t’i  bashkangjis shkrimin e Skënder Kapitit  me titull “Sistemi gjyqësor në Shqipëri, avokaturë e krimit dhe korrupsionit”botuar me  datë 11 Gusht 2015. Mendova  që t’ua dërgoj mediave  këtë shkrim real , analitik dhe si skanim të drejtësisë,apo më sakt si një gjyq  i autorit Skënder Kapiti bërë drejtësisë  me qëllim që lexuesve dhe opinionit t’u sjellim në kujtesë faktin dhe deregjenë se ku kishte precipituar drejtësia shqiptare; për t’u kujtuar lexuesve dhe opinionit të vërtetat e tranzicionit korruptiv  juridik e politik që kishin kapur e  bllokuar drejtësinë, shtetin, shoqërinë, progresin e zhvillimin  në Shqipëri, dhe për të mundësuar e bërë krahasimin se sa shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë që kur SPAK filloi nga puna, ku meritën vendimtare të kësaj reforme në drejtësi e kanë SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

Kapiti me të drejtë e ka vlerësuar Reformën në Drejtësi, Veting-un, si reformën më të rëndësishme në Historinë e Shtetit Shqiptar.

Kapiti është kritiku më i ashpër kundër sistemit të drejtësisë.Ai para 10 vitesh më kujtohet se paralajmëronte shtetarët e gjyqtarët se nuk do i shpëtoni Gjykimit e nje shkrim te tij” Ju shtetare e gjyqtarë zullumqarë e mëkatarë nuk do i shpëtoni Gjykimit”, Gjykim të cilin sot po e bën SPAK dhe Vetting- u,  dhe po ashtu z Skënder Kapiti është i pari  që ka iniciuar mediatikisht edhe domosdodshmërinë për Vetting-un gjyqësor edhe në Kosovë. Ai ka mbështetur fuqishëm me shkrimet, analizat dhe opinionet e tij Reformën në Drejtësi, botuar te gazeta me e besushme, te Gazeta “BOTA SOT”e cila  në Kosovëështë media kryesore që promovonfuqishëm domosdoshmërinë për Vetting-un në drejtësi, patriotizmin real, demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe proamerikanizmin

Ja më poshtë shkrimi i tij ku Skënder KAPITI i ka bërë gjyyqin  sistemit të vjetër, koorporatës korruptive të gjyqësorit   në Shqipëtri, shkrim që mban titullin: “Sistemi gjyqësor në Shqipëri, avokaturë e krimit dhe korrupsionit”botuar me  datë 11 Gusht 2015

Nga Skënder KAPITI  “Në Shqipëri kemi 25 vite që dëgjojmë fjalën reformë, reformë. Reformë do të thotë ndryshim dhe zgjidhje për në të mirë dhe për të përmirësuar, reformë do të thotë ndryshim në mënyrë të tillë që të përmirësohet qeverisja, demokracia, liria dhe shteti në vazhdimësi dhe pandërprerë paqësisht drejt të vërtetës, drejtësisë, sigurisë dhe mirëqenies. Ndërsa në Shqipëri janë bërë reforma që vetëm kanë përkeqësuar duke bërë jo progresin por regresin, madje një regres afatgjatë traumatik, depresiv dhe konfliktual; janë bërë reforma të tilla që ja kanë nxirë dhe sketerrosur jetën qytetarëve; reforma që shteti shqiptar perceptohet sot si nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar si një shtet joligjor dhe i prapambetur civilizisht dhe demokratikisht.

Të gjitha këto janë pasojë e sundimit të antiligjit apo të ligjit të xhunglës , të sundimit mbishtetëror dhe mbiinstitucional të drejtësisë së mafias, krimit dhe korrupsionit, dhe prej këtij realiteti shqiptarët vetëm e vetëm sa kërkojnë të largohen nga Shqipëria për diku tjetër për të gjetur shpëtimin prej kërcënime ndëvete e vetëgjyqësisë, prej padrejtësisë së dsrejtësisë institucionale dhe prej shtetit të vet të kapur nga korruosioni e politika antihumane e antipublike, a thua se janë dhe kjo gjendje  vjen si mallkim. Deri më tani ndërmarrja apo bërja e të ashtuquajturave reforma në fakt janë antireforma ose më saktë ishin reforma antipublike, kundërintelektuale dhe korruptive që zbatoi politika gjatë sundimit të pushtetit politik, ekonomik dhe juridik të saj, duke abuzuar me pushtetin e që reformat në këto vite tranzicion  më shumë janë zbaruar si kundërreforma  korruptive janë bërë në ekonomi, me pronat, privatizimet, tenderimet, në arsim, në shëndetësi, në polici dhe në të gjitha degët dhe institucionet qeverisëse; reforma këto bërë për vjedhjen, mashtrimin dhe spekulimin e kthimit të pronave dhe të kompensimit për padrejtësitë e së shkuarës. Ky është tranzicioni me reforma e antireforma pazaresh e poshtërsish që ka kryer politika në çdo sferë sociale e qeverisje, produkt i të cilave ka qenë mirëkorrupsioni, krimi, abuzimi dhe vjedhja.

Ky është tranzicioni i reformave të ligjërimit të vjedhjes dhe grabitjes së pronave dhe pasurive të të tjerëve, i tjetërsimit të të drejtave të të tjerëve. Ky është tranzicioni i ligjërimit të të paligjshmeve, tranzicion i drejtimit të shtetit dhe drejtësisë prej njerëzve të dehumanizuar nga ndjenja e pronës; tranzicion që u pri dhe drejtua dhe drejtohet nga njerëz pa përkatësi e trashëgimi pasurore dhe pa trashëgimi patriotike; ky tranzicion u drejtuar prej njerëzve që nuk ja dinë as kuptimin e fjalës “tapi” dhe jo më të së drejtës qytetare, pronësore, juridike e shtetërore; ky tranzicion u pri dhe drejtohet prej njerëzve me formësim e botëkuptim hibrid ndërmjet atij patriarkalo -krahinor me atë komunisto-ateist.

Në krye të kësaj zallamahie e zullumi qëndron drejtësia shqiptare; kjo avokaturë e mafies politike dhe ekonomike; kjo avokaturë e krimit dhe e korrupsionit; kjo avokaturë e pushtetarëve dhe e të fortëve të pushteteve të korruptuara dhe të korrupsionit të vet. Kjo është drejtësia e sistemit piramidal kriminal të korrupsionin dhe të trafikut të së drejtës që i ka paraprirë degjenerimit dhe degradimit të shtetit dhe të shoqërisë pasi në këtë farë drejtësie, në tërë sistemin e saj, pas rënies së komunizmit mbetën dhe reforma u bë me dhe nga ata ish prokurorë dhe gjyqtarë të gjyqeve politike dhe nga persekutorët më të zellshëm të diktaturës dhe të luftës së klasave. 

Si të gjitha reformat që ndërmori politika, edhe reformën në drejtësi e nisi dhe e bitisi PD, lidershipin e së cilës e kapën dhe e drejtuan ish sigurimsat e shtetit të diktaturës komuniste, të atij ish sigurimi famëkeq të terrorit që i shërbeu verbërisht diktaturës dhe që ka qenë gjykatësi, urdhërdhënësi dhe dirigjenti i drejtësisë dhe mafies komuniste; atë pseudoreformë e bëri kasta politike, fillimisht e deri në agoninë e 23 Qershorit 2013, u bë nga pushteti politik PD-ist me gjyqtarë ateistë, me pandjesi humane e shpirtërore.

Përveç kësaj, në emër të pseudoreformës në drejtësi, ajo u mbush me gjyqtarë e prokurorë të kurseve sezonale; u mbush me juristë me diploma e tituj të blerë që me të tilla diploma këta palo juristë blenë dhe postet më të mira dhe më të larta në sistemin e drejtësisë duke paguar deri në 300 mijë euro, fakt ky që u evidentua në forumin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri- 2015” mbajtur në Durrës; drejtësia u mbush me profesionistë amoralë e të korruptuar; drejtësia u mbush me juristë me rekorde kriminale prej atyre të së shkuarës, po dhe të këtyre të pas saj; u mbush me shërbëtorë fanatikë e servilë, me lidhje politike, nepotike, krimi, fisnore, kanunore, krahinore dhe me injorantë, militantë e besnikë partie që e degjeneruan dhe e degraduan drejtësinë deri në këtë gjendje.

Drejtësia shqiptare, institucionet e saj të çdo niveli i shërbyen dhe i shërbejnë politikës, parasë, vjedhjes, korrupsionit dhe tradhtisë publike e kombëtare, drejtësi kjo, në sistemin e së cilës, në krye të tij është vetëinstaluar e konsoliduar një klikë apo kastë mafioze e fuqishme financiarisht që e ka kapur sistemin politik e shtetin, dhe ka guximin për të bërë gjithçka e çdo gjë duke mos pyetur dhe mos patur frikë as ligjin, as kushtetutën, as shtetin dhe as shoqërinë, madje, drejtësia shqiptare nuk do t’ia dijë as për diplomacitë, institucionet e drejtësisë ndërkombëtare ku shteti shqiptar është pranuar si p.sh GJEDNJ të Strasburgut.

Drejtësia dhe shteti shqiptar i kapur prej saj as që do t’ia dijë për vërejtjet e këshillat e diplomacisë së aleatit tonë të madh SHBA, as të BE ku duam të integrohemi dhe as të OSBE, Helsinkit etj., për domosdoshmërinë e reformave në drejtësi dhe për ndëshkimin e gjyqtarëve të korruptuar.

Drejtësia shqiptare e ka pronësur drejtësinë, ajo është trafikante e të drejtave qytetare dhe të së drejtës shtetërore. Drejtësia e padrejtësive në Shqipëri dhe për pasojë korrupsioni gjithëinstitucional shtetëror dhe shoqëror e mban peng integrimin, progresin dhe perspektivën e kombit, dhe për ironi të faktit drejtësia, korrupsioni dhe mafia e saj frikësojnë dhe pengojnë edhe investimet dhe investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëri. Reforma në drejtësi nuk bëhet pa ndërhyrjen vendimtare të SHBA, pavarësisht se në dukja kryeministri Rama deklarohet pro saj ,por ama ka dy vite në pushtet por që  korrupsioni po gëlon më shumë se sa te ishqeveria e paraardhësit të tij, pavarësisht se edhe  presidenti deklaron se drejtësinë e bëjnë injorantët dhe e jep zarfi i parave por që  dihet që KLD nuk ka bërë pothuajse asnjë ndëshkim për gjyqtarët e korruptuar por është mburojë e korrupsionit në drejtësi. 

Pra, drejtësia në Shqipëri nuk e zbaton dhe nuk varet nga ligji por varet çfarë i imponon mafia; drejtësia shqiptare varet dhe drejtohet nga korrupsioni, trafikimet, krimi dhe nga politika dhe paraja e pisët. Prandaj kjo lloj drejtësia e konsoliduar tashmë në Shqipëri është mafia vetë, dhe si pasojë nuk kam dëgjuar që ndonjë qytetar ta ketë fituar të drejtën në Shqipëri pa ryshfet , pra pa e blerë atë.

Të drejtën dhe ligjin kjo drejtësia shqiptare e ka nxjerrë në ankand dhe e fiton ai që paguan më shumë. Mund të kesh vullnet për ta bërë reformën në drejtësi, po nuk mund ta bësh atë nëse ky vullnet bie poshtë vullnetit dhe dëshirës për pushtet, kur vullnetit për pushtet të  politikës i binden dhe i shërbejnë  instrumentet ligjorë: gjykatat dhe ligji manipulativ dhe korrupsioni i  dukshëm dhe të atyre thellësisht joligjorë e amoralë të padukshëm; nuk bëhet reforma në drejtësi kur vullneti për ta bërë atë i bindet dhe përdridhet prej rezistencës së segmenteve politikë të korruptuara si brenda vetë partisë dhe po ashtu nga komponentët politikë e sahoqërorë  të tjerë, dhe kur drejtësia i nënshtrohet koalicionit politik korruptiv pozitë-opozitë.

 Reforma në drejtësi kërkon guxim, edhe nëse paguan kosto politike, në të kundërt ajo mbetet gjithnjë në stadin hipokrit, deklarativ dhe spekulativ. Reformën në drejtësi në Shqipëri po e kërkon dhe po e mbështet tërë faktori politik ndërkombëtar perëndimor duke e quajtur të domosdoshme dhe deri jetike për Shqipërinë, por që nbuk e dëeshiron politika dhe drejtësia politke shqiptare.

Në këtë gjendje, ashtu si tërë shtetin, edhe shoqërinë, edhe drejtësinë e solli PD me të cilën padrejtësisht dhe në mënyrën më hipokrite ajo u vetëidentifikua me demokracinë, me rolin e misionin e saj për të vendosur demokracinë në Shqipëri,  që në realitet pas 25 vitesh duket që asgjë dhe asnjë nga premtimet dhe idealet e Lëvizjes së Dhjetorit prej së cilës dhe lindi dhe që kishte si mision PD nuk u kryen. Madje, madje edhe mafia komuniste dhe ish komunistët gjetën strehën dhe mbrojtjen më të mirë nën pushtetin e PD –së duke realizuar e shfrytëzuar mjaft mirë lidershipin komunisto-ish sigurims të saj e duke e manipuluar tranzicionin.

Të gjitha nismat në dukje si reforma, të gjitha organizimet politike e sociale dhe strukturat shtetërore dhe ato gjoja antikorrupsion në Shqipëri kanë në themel e si qëllime të vetme atë të korrupsionit dhe të përfitimit prej buxhetit të shtetit, të parasë publike dhe prej korrupsionit e trafikimit politik.

Por më i korruptuari dhe më kriminali është sistemi gjyqësor, që tallet me sistemin politik (pra me demokracinë), që tallet më shoqërinë dhe qytetarët si një sistem piramidal financiarisht i pisët që trafikon dhe shfrytëzon burimet publike dhe qytetarët shqiptarë|”.   

Durres, 11 GUSHT 2015

Lini një Përgjigje

Previous post Ramiz TAFILAJ, Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”  ishte i Ftuar Nderi në Shtëpinë e Bardhë, në Festën e Krishtlindjeve
Next post Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi, dyshohet për vjedhje votash