Sot bëhen 33 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më 7 shtator të vitit 1990, mbushen 33 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik.

Kushtetuta e Kaçanikut ligjërisht ka fuqizuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të 2 korrikut 1990.

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë më 7 shtator 1990 në Kaçanik, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i stërmbushur nga forcat ushtarako-policore të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur etnik nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.

Të gjith deputetët shqiptarë që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës me 2 korrik të vitit 1990, regjimi serb i kohës i kishte shpall persona në kërkim.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Lini një Përgjigje

Previous post Shaip Kamberi: Të unifikohemi në kërkesën për vende të rezervuara në parlament, sikur serbët e Kosovës
Next post Entuziazëm i madh i tifozëve, shqiptarët “pushtojnë” Pragën