Sveçla pas lirimit të Pantiqit: Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani

Read Time:1 Minute, 45 Second

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar sot me dorëzani, Dejan Pantiqin.

Ai ka thënë se as masa e e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë, duke thënë se këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve për rend dhe ligj në veri dhe as drejtësisë.

Sveçla tutje, ka thënë se “askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëçarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës”.

Statusi i plotë i tij.

Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani

Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.

Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan institucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona.

Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëçarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës. Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ringjallja e dialogut: Çfarë pritet nga vizita e nesërme e pesëshes së madhe
Next post Albin Kurti pas takimit me emisarët: Çështje urgjente për Kosovë është siguria