Sylvinho: Synojmë fitoren në ndeshjen e nesërme me Moldavinë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka thënë se synon fitoren në ndeshjen e vlefshme me Moldavinë, e cila zhvillohet nesër.
Aktualisht Shqipëria kryeson Grupin E me trembëdhjetë pikë, dy më shumë se Çekia në vendin e dytë. T
Trajneri brazilian dhe kapiteni i i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti janë shfaqur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.
“Nesër si ne, po edhe Moldavia do të shkojmë për të marrë tre pikët në këtë sfidë jo për barazim. Sigurisht është një finale për ne dhe karikimi i skuadrës është i duhuri. Moldavia është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë, ka barazuar me Çekinë , kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Sylvinho. “Luajmë ndaj Moldavisë, një kundërshtar shumë i fortë, ekip i mirëorganizuar, kanë lojtarë që në aspektin individual janë shumë cilësorë, një skuadër shumë fizike dhe sidomos në fushën e vet janë shumë të vështirë”.
Nga ana tjetër, Gjimshiti ka theksuar se me Moldavinë do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera.
“Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim”, është shprehur futbollisti i Atalantas. “Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë”.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating