Nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, temat s’bëhen publike

Read Time:1 Minute, 38 Second

Rreth dy muaj pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve. Sipas BE-së zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi serb, Petar Petkoviq në Bruksel pritet të diskutojnë për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit, dhe angazhimin e palëve në dialog. Derisa kanë thënë se është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi sikur ai i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të zhvillohet në konfidencialitet.

Pas vizitës në Kosovë javën e kaluar, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajcak,  javën e nisi në Beograd, atje ku takoi Presidentin Aleksandar Vuciq e kryenegociatorin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.

E menjëherë pas këtij takimi, Petkoviq tha se temat janë caktuar e që sipas tij, Asociacioni do të jetë kryefjala në Bruksel, ku i pranishëm do të jetë edhe zvkm njëherit kryenegociator i Kosovës, Besnik Bislimi.

Por pala kosovare, kishte thënë se me Lajcak janë dakorduar vetëm për takimin ndërkaq temat nuk i kanë përmendur.

Edhe pse për televizionin Qeveria kishte konfirmuar se ato do t’i bëjë publike gjatë ditës së mërkurë, ky institucion deri në këto momente nuk ka konfirmuar asgjë.

Ndërkohë mos transparencë Qeverinë po e kritikon opozita e cila nuk ka asnjë dyshim që Asociacioni do jetë pjesë e kryetema e takimit të së enjtes.

Ndërkohë, as Bashkimi Evropian konkretisht nuk ka treguar temat e takimit të 16 tetorit, derisa ka shpjeguar se pse drafti i asociacionit po trajtohet si dokument konfidencial.

Sipas Peter Stanos, kjo është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”.

Për takimin e kryenegociatorit Bislimi dhe Petkoviq, Stano ka thënë se do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lirik Behluli: Zbulimin shkencorë në Gjenetikë në Univerzitetin e Bohemisë
Next post Sylvinho: Synojmë fitoren në ndeshjen e nesërme me Moldavinë