Lirik Behluli: Zbulimin shkencorë në Gjenetikë në Univerzitetin e Bohemisë

Preshevari LIRIK BEHLULI, bëri zbulimin shkencorë në Gjenetikë në Univerzitetin e Bohemisë të Republikês Çeke 👇

Lirik Behluli nga Presheva arriti te bëje publikimin shkencor në fushën e Gjenetikës, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike.

Kërkim shkencor në të cilin ka kontribuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhena gjenetike.

Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.

Zbulimi përfshin se në cilat specie më saktësisht është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshem të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.

Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke.

Lini një Përgjigje

Previous post Vlera Fazlija në Atlanta prezantoi punimin shkencor të shëndetit oral
Next post Nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, temat s’bëhen publike