![](http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2023/10/Sylvinho.jpg)
Sylvinho: Synojmë fitoren në ndeshjen e nesërme me Moldavinë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka thënë se synon fitoren në ndeshjen e vlefshme me Moldavinë, e cila zhvillohet nesër.
Aktualisht Shqipëria kryeson Grupin E me trembëdhjetë pikë, dy më shumë se Çekia në vendin e dytë. T
Trajneri brazilian dhe kapiteni i i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti janë shfaqur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.
“Nesër si ne, po edhe Moldavia do të shkojmë për të marrë tre pikët në këtë sfidë jo për barazim. Sigurisht është një finale për ne dhe karikimi i skuadrës është i duhuri. Moldavia është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë, ka barazuar me Çekinë , kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Sylvinho. “Luajmë ndaj Moldavisë, një kundërshtar shumë i fortë, ekip i mirëorganizuar, kanë lojtarë që në aspektin individual janë shumë cilësorë, një skuadër shumë fizike dhe sidomos në fushën e vet janë shumë të vështirë”.
Nga ana tjetër, Gjimshiti ka theksuar se me Moldavinë do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera.
“Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim”, është shprehur futbollisti i Atalantas. “Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë”.
Më shumë storie
Lojërave Olimpike Paris 2024: Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike
Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Flamuri i Kosovës është mbajtur nga xhudistët Nora...
Lojërat Olimpike `Parisi 2024`: Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës niset për në Paris
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), njofton se ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Parisit të Francës, me synimet...
Vjosa Osmani: Lojërat Olimpike kapërcejnë kufijtë e sportit, i shërbejnë paqes
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, organizoi sot ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës. Ajo tha se Lojërat...
Euro 2024: Spanja është kampione e Evropës në futboll
Spanja është kampione e Evropës në futboll, pasi e ka mposhtur Anglinë në finalen e Berlinit. "Furia e Kuqe" ka...
Euro 2024: Anglia mund Holandën, në finale ndeshet me Spanjën
Zëvendësimi i Watkins me Harry Kane doli të jetë një lëvizje e qëlluar për Anglinë. Sulmuesi i Aston Villa e...
Euro 2024: Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale
Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024, duke siguruar kështu finalen e madhe. Ndeshja e zhvilluar...
Average Rating