Takimi Kurti-Erdogan: Turqia do t`a mbështesë Kosovën në çdo fushë
Kryeministri Albin Kurti, u mirëprit sot në Ankara, në Kompleksin Presidencial, nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai në një postim në platfomën “X”, tha se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunime të reja.
“Sot u mirëprita në Ankara nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti.
Ndërkohë në mediat turke thuhet se sipas njoftimit të zyrës për media të presidencës turke në takim janë trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, lufta në Palestinë si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdogan, në takimin me kryeministrin Kurti, theksoi se janë fokusuar në rritjen e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në mbi një miliard dollarë, e cila momentalisht është afër 750 milionë dollarë, shkruan Anadolu.
“Erdogan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje”,thuhet në njoftim.
Raportohet se Erdogan ka kërkuar që të rritet presioni ndërkombëtar për mbështetje të Palestinës.
Më shumë storie
Në moshën 100 vjeçare vdes ish Presidenti amerikan Jimmy Carter, reagime nga udhëheqësit botëror
Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj vdekjes në moshën 100 vjeçare të ish Presidentit amerikan Jimmy Carter, i cili...
Ambasada amerikane e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror...
Vjosa Osmani kritikon BE-në për qëndrimet ndaj Kosovës: Po bëhet padrejtësi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur zhgënjimin e saj me qëndrimin e disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ndaj...
BE: Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë
Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka zënë vend në deklaratën që doli nga samiti BE-Ballkani Perëndimor....
Ursula von der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në...
BE-ja përmend mundësinë e heqjes graduale të masave për Kosovën
Një version i ri i draftkonkluzave të Bashkimit Evropian përdor gjuhë më të zbutur sa u përket masave të Brukselit...
Average Rating