Talat Xhaferi: Të dëgjohen sugjerimet e ndërkombëtarëve
“Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në veriun e Mitrovicës”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,Talat Xhaferi.
“Mendoj që duhet, që sugjerimet e atyre që historikisht na kanë mbështetur në gjithë këto procese dhe në veçanti që kanë mbështet statusin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe me forca të theksume janë garantues të statusit të Kosovës. Ai komunikim duhet të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më frytdhënës në kuptim të veprimeve që duhet bërë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Xhaferi.
Xhaferi nuk e përjashton mundësinë që përkeqësimi i situatës në veri të Mitrovicës të reflektohet në rajon.
“Nëse i referohemi veprimeve ekstreme nuk mund të përjashtohet ndikimi në rajon,për faktin se rajoni është fragil (i brishtë) në kuptim historik dhe faktori ndërkombëtar ka bërë përpjekje të patjetërsueshme, që të siguroj stabilitet. Ne jemi në faza të ndryshme si vende ,prandaj dhe nuk mund të përjashtohet ndikimi indirekt në rajon”, ka thënë Xhaferi.
Maqedonia e Veriut është e interesuar që mes Kosovës dhe Serbisë të ketë zgjidhje të përhershme e cila do të sigurojë njohje reciproke dhe të ardhme evropiane për të dyja vendet.
Më shumë storie
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...

Average Rating