Trump apo Harris!
Nga Azgan Haklaj
Tërheqja nga gara presidenciale në SHBA e Presidentit Biden, hedhja në fushën elektorale dhe nominimi nga konventa e demokratëve e Camala Harris ka formuluar dilema e hamendësime pankozmike. Natyrisht zgjedhjet e nëntorit kanë jo vetëm vëmendje por dhe rëndësi globale pasi dihet roli i madh dhe i patjetërsueshëm në botë i SHBA-ve. Trump disi i relaksuar pas debatit me Biden si dhe me një farë supremacie në opinion si keqardhje dhe nervozizëm për atentatin ndaj tij, megjithese nuk e jep veten është i shqetësuar nga përballja me Harris. E kaluara plot penalitete e skandale e Trump po aq sa dhe mosha e tij duket se do jenë përparësi e kandidates së demokratëve. Vetë Harris në gjenezën e vet familjare, programi ekonomik me karakter të thellë social përmbledh elemente e detaje që e afrojnë me shumë komunitete relevante të popullsisë amerikane. Duke qënë se SHBA-të si gardiani ndërkombëtar i lirisë dhe demokracisë si dhe ekuilibrave gjeostrategjikë në botë, politikën e jashtme e kanë thelbesore, prononcimet e sotme të Trump duket se janë shqetësuese sidomos për aleatët në Europë dhe shumë më gjerë. Mjafton koncepti i tij për NATO-n apo dhe Rusinë që ai të jetë jo vetëm i pabesueshëm por dhe shqetësues. Fakti i riskut të një fitorje të z.Trump po alarmon aleatët e SHBA-ve në Europë, prandaj Trump do ta pësojë si Lepen. Presidenti Macron pikërisht referuar këtij dyshimi shprehet: “Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të përgatitet për një përgjigje autonome ndaj krizave që mund të shkaktojnë ndyshimet në SHBA”. Në të njëjtën linjë qëndron edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kur nënvizon: “Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar e të pasigurt, Europa duhet të forcojë kapacitetet e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve të saj”. Kjo ishte një mikro-parantezë për t’ju qasur shqetësimit dhe pritjes me emocion si shqiptar të këtij dueli midis dy antipodeve, Trumpit përsonofikimit të thyerjes së ligjit i penalizuar disa herë dhe simbolit të ligjit, Kamalës, prokurores së San Frençiskos, prokurores së përgjithshme të Kalifornisë, sulmuesit të Kapitol Hillit dhe virtytit institucional, privatizuesit të republikanizmit e konservatorizmit, shembullit tipik të nepotizmit me gjithpërfshirjen demokratike, shkurt modeli autokrat i mbeshtjellë me mantel demokratik me votbesim demokrarik real. -Jo në mënyrë hipotetike por bazuar mbi realitet konstatoj se qëndrimi i Trump kryesisht ndaj çeshtjes së Kosovës nuk ka qënë i duhuri në mos i gabuari e i padrejti sidomos kur përmes të dërguarit të tij Grenell inicoi lëvizjen e kufijve e shkëmbimet territoriale me Serbinë. Siç po shihet aktualisht aty nuk ka pasur ndonjë vizion për avenirin e kësaj historie por thjesht krijimin e terrenit në mënyrë korruptive për dhëndërrin e tij Kushner të investojë i favorizuar në Serbi e të mbulojë me emrin e tij investimin e oligarkisë në Shqipëri. -I gjithë establishmenti nacionalist në Serbi duket se është nën entuziazem dhe pret kurorizimin e Trump, të sigurtë se ju konvenon interesave të tyre hegjemoniste në Ballkan. “Mbështetja e z Trump tek serbofili Richard Grenell për këshilla mbi Ballkanin dhe investimi i dhëndërrit të tij në Beograd do të garantojë mbështetje për ambiciet e Serbisë. Kjo do të shpejtoj sfidat për kufijtë e Serbisë, si dhe për Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sfida të tilla do të nxisin dhunën, spastrimin etnik dhe përfundimisht do të ndezet lufta. Ballkani që tani është duke zier do të vlojë në destabilitet, madje mund të shkojë në luftë rajonale ndëretnike nëse Trump merr një shans tjetër” ka shkruar këto ditë profesor Serwer analist dhe njohës i mirë i rajonit. Analisti Serwer thotë se nëse Trump fiton nëpërmjet serbofilit Grenell do të favorizojë ndarjen e Kosovës, gjithashtu edhe ndarjen e Ukrainës. Natyrisht që parimisht un’ vijoj të simpatizoj idetë republikane amerikane por si shqiptar përpara principeve politike anoj nga ato kombëtare. E pra do të mjaftonte ajo që Presidenti amerikan Klinton dhe Madlene Ollbrajt bënë për Kosovën për të kuptuar se te demokratët është e çimentuar në favor të shqiptarëve traseja e një strategjie afatgjatë. Edhe Presidenti Biden dhe Zv/ Presidentja Harris principialialisht kanë vijuar këtë trase. -Sa për faktin se republikanët përfaqësojnë të djathtën e moderuar, konservatorizmin dhe vlerat e tij jam plotësisht i ndërgjegjshëm se fitorja e z.Trump i një mandati përfaqësimi global të tyre është paradoksale pasi lidhet me vetë qënjen, veprimtarinë e tij sistematike komerciale e cila është në mos minuese aspak reprezentative e këtyre vlerave. Ky nuk është hamendësim por një mal me fakte e penalitete që janë prezent në gjykatat amerikane. E këto fakte bien ndesh me ç’do normë e germë të konservatorizmit. Ndryshe për principet konservatore e për më tepër për çështjen tonë nacionale ka qenë psh. rasti fatlum “Bush”. Sepse jo vetëm retorika e sotme e Trump por dhe eksperienca e kaluar e tij në krye të Shtepisë së Bardhë deshmuan se ai parimet që shpall i ka më shumë për ti materializuar e vetkapitalizuar sesa për ti zbatuar. Ndaj nëse do isha si shumë bashkëkombas të mi’ shqiptaro – amerikan voten time më shumë deshirë do e adresoja për Camala Harris si një garaci e sigurt për kombin tim në këtë situatë të rëndë pështjellimesh, konfliktesh e luftërash në botë. Sepse i besoj filozofisë së vjetër të vendlindjes sime se: “Miku i mirë vjen pas Zotit”!
Average Rating