Trump, pas sulmit: Të qëndrojmë të bashkuar, e keqja s’mund të triumfojë

Read Time:1 Minute, 52 Second

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani.

Shërbimi Sekret ka bërë të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

“Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Sekret, duke mos e bërë të ditur emri i tij, e as motivi i mundshëm.

Ndërsa ish-presidenti Trump  ka thënë se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, ka shkruar Trump në faqen e tij të mediave sociale.

Ish- presidenti amerikan e ka falënderuar Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, ka thënë ai, duke i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar nga amerikanët që të qëndrojnë të fortë dhe të bashkuar pas sulmit ndaj tij. 

Ish-presidenti Trumpi, i cili është sulmuar me armë zjarri në një tubim të shtunën në Pensilvani, ka theksuar se mezi pret të flasë nga Wisconsin, ku do të mbahet Konventa Kombëtare Republikane këtë javë.

“Ju faleminderit të gjithëve për mendimet dhe lutjet e djeshme, pasi vetëm Zoti e parandaloi të pakëndueshmen që të ndodhte. Ne nuk frikësohemi, por mbetemi të palëkundur në besimin tonë dhe do e sfidojmë të keqen. Dashurinë tonë ta ndajmë me viktimat e tjera dhe familjet e tyre. Lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe në zemrat tona kujtojmë qytetarin e vrarë brutalisht. Në këtë moment është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë e të vendosur dhe të mos e lëmë të keqen të titojë. Unë vërtet e dua vendin  dhe ju dua të gjithëve, dhe mezi pres t’i flas Kombit tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin” ka shkruar Trump në “Truth Social”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Libër me elemente të romanit autobiografik dhe dokumentar
Next post Si po e zvogëlon Serbia numrin e shqiptarëve në Preshevë