Vazhdojnë protestat në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Për të shtatën natë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka nisur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërsa protestuesit kanë marshuar edhe nëpër sheshin e kryeqytetit.
Me vërshëllima dhe brohoritje, pjesëmarrësit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës dhe vrasjeve të grave.
Nën thirrjet “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit kanë kërkuar shkarkime dhe përgjegjësi nga institucionet që kanë trajtuar rastin.
Arlinda Zekaj u vra pak ditë pasi kishte paralajmëruar me shkrim institucionet se jeta e saj ishte në rrezik. Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte raportuar ish-bashkëshortin për kanosje.
Më shumë storie
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Uran Butka – Vuajtja e bukur
Botimi i parё 2019 Nё ditёt e fundit tё tetorit 2026, u takova sёrish me Uraninm ku ai mё dhuroi...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...
Hendboll: Nesër ndeshja e dytë kualifikuese për Euro 2028 Kosovë-Hungari
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nesër ka ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2028. Të dielën prej orës 17:15 në...

Average Rating