Vazhdon ofensive izraelite në Gaza, më shumë se 9,700 njerëz janë vrarë në Rrip
Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën në Gazë, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit po zhvillon një turne diplomatik në rajon.
Shpërthime janë dëgjuar në të gjithë Gazën veriore ndërsa bombardimet intensive kanë vazhduar me Izraelin që njofton se ka goditur 450 “shënjestra” ditën e kaluar.
Ushtria izraelite thotë se trupat kanë arritur në vijën bregdetare në jug të qytetit të Gazës, duke e ndarë në mënyrë efektive Rripin në dysh.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se do ta çmontojnë Hamasin në Gaza, bastion pas bastioni, dhe batalion pas batalioni.
Komunikimet si telefonia dhe interneti gjithashtu raportohet të jenë të ndërprera në Gaza – gjë që sipas ushtrisë është “e rëndësishme për izraelitët nga pikëpamja ushtarake, sepse zvogëlon aftësinë e Hamasit për të raportuar vendndodhjet e luftëtarëve të tyre.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Turqi ku ka takuar ministrin e jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, në kuadër të turneut të tij diplomatik në rajon – dhe po kërkon një pauzë në luftime.
Agjencitë e OKB-së dhe organizatat tjera humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim në një deklaratë të rrallë të përbashkët të lëshuar gjatë natës.
Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,700 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.
Më shumë storie
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...
Opinion: Agim Vinca, servil i Enver Hoxhës
Nga Eshref Ymeri Gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në intenet 15 ese, kushtuar Kadaresë. Këto ese i...

Average Rating