Veriu i Kosovës: Policia jep detaje për armatimin e konfiskuar në Zubin Potok

Read Time:1 Minute, 42 Second

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar sot një tjetër operacion bastisjeje në Zubin Potok, ku ka konfiskuar armë, municion, pajisje dhe uniforma ushtarake.

Në njoftimin e policisë thuhet së sot me datën 03.12.2024, si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjendeshin të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Policia ka bërë të ditur se armët ishin  fshehur në një kotec pulash nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra.

“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake”, thuhet në njoftim

Policia ka sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale një armë AK-47 e demontuar, shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, dhjetë rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çanta ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez dhe disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Tutje theksohet se të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Jan gjentur armë, municione e uniforma ushtarake në veri, Sveçla i publikon
Next post Pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin, Kallas: Normalizimi rruga e vetme drejt BE