Vetëm SHBA e shpëtojnë Shqipërinë nga korrupsioni

Read Time:2 Minute, 9 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
A ka krim më të madh kur korrupsioni bën dhe jep drejtësinë; kur korrupsioni zgjedh deputetin, qeveritarin, kryekomunarin e kuvendarin; kur korrupsioni bën moralin dhe zgjedh meritën e talentin; kur korrupsioni zgjedh akademikët dhe akademinë; kur korrupsioni shpërndan merita e dekorata e jep diploma, tituj e grada shkencore; kur korrupsioni kap median dhe shoqërinë civile.
Korrupsioni është krim , por është edhe ofezë , injorim dhe padrejtësi e madhe për intelektin njerëzor. Nuk ka stres më të madh që i shkakton moralit dhe personalitetit e dinjitetit njerëzor korrupsioni.Korrupsion zhvlereson, zhbën si dhe kërcënon lirinë, talentin , meritën , patriotizmin , demokracinë dhe pengon e bllokon progresin. Në një shtet e shoqëri të zhytur në korrupsion nuk ka shanse që të zhvillohet e të triumfojë ndonjë e mirë, përvecse të këqijave gjithfarëshe.
Ashtu sikurse që historikisht janë SHBA ato të cilat kanë qene vendimtare për sigurinë, garancinë dhe për ekzistencën e Shteti shqiptar të Shqipërisë dhe për clirimin dhe formimin shtetit shqiptar të Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të tij, ashtu si edhe për vendosjen e demokracisë dhe të integrimeve të të dy shteteve shqiptare,ashtu edhe sot pas 30 vitesh tranzicion janë po SHBA -të ato të cilat po e luftojne korrupsionin në Shqipëri dhe që po punojnë edhe për zhvillimin dhe sidomos për luftën e cmontimin e korrupsionit gjithpërfshirës kriminal, politik, social, mediatik dhe ekonomik në Shqipëri.
As që mund të paramendohej që politika, drejtësia dhe shoqëria shqiptare të mund ta bënin vetë Veting-un në sistemin e drejtësisë, as që mund të paramendohej që pa SHBA-të të mund të kishte të arrestuar e dënuar në Shqipëri persona VIP të politikës e të drejtësisë për korrupsion. I tërë sistemi në Shqipëri është i korruptuar dhe i kapur e asfiksuar nga korrupsioni.
Korrupsioni është lubrifilkanti i funksionimit të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të administratës dhe të të gjitha qeverive, të kësaj të sotme që ka arritur majat dhe kulmin, por edhe të atyre pasardhëse.
Fatkeqësisht korrupsioni është bërë edhe si kulturë qytetare dhe si një mit.Shikoni se si (jo cuditërisht ) protestohet edhe kunder SHBA-ve pse ato shpallin non grata politikanë shqiptarë per korrupsion , dhe shikoni se si akoma vazhdojnë të lirë në politikë, me poste e privilegje të damkosorit për korrupsion, si dhe ishkomunistët dhe ish sigurimi i regjimit antihuman ishditatorial . Kjo sepse shoqëria shqiptare nuk ishte në gjëndje vetë për ta konsoliduar demokracinë,as për ndërtimin e shtetit ligjor, as për integrimin dhe as për luftë kundër krimit e korrupsionit. Dhe prandaj vendimtare për ta shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni janë SHBA-të.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nga sonte në mesnatë hyn në fuqi marrëveshja për letërnjoftimet
Next post Albin Kurti: Bërnabiqi le të hyn në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë