Veteranët e UÇK-së në krah të forcave të sigurisë, nëse kthehen 1 mijë ushtarë serbë
Oganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur disa takime me degët e saj, ku me këtë rast, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ushtrues i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se nëse kërkesa e Serbisë realizohet, për sjelljen e 1 mijë pjesëtarëve të saj ushtarak në Kosovë, ata janë të gatshëm t’i dalin në mbrojtje vendit. Ai uroi që diçka e tillë të mos ndodhë.
“Nëse dikush mendon që ta realizojë kërkesën e Serbisë për futjen e 1 mijë trupave në Kosovë, ne i themi atyre që t’i lejojnë të futen, sepse u kemi dalë përballë 50 mijë trupave, e 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, e natyrisht do t’i dalim përsëri përpara dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me ne si luftëtarë të UÇK-së”, tha Klinaku.
“Por ne presim që mos ndodhë kjo situatë”.
Klinaku u shpreh se duhet ta di faktori ndërkombëtar dhe faktori vendor, që në momentin e hyrjes së trupave serbe në Kosovë, ashtu siç është bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe me organet e rendit, OVL e UÇK-së do të jetë vazhdimisht në bashkëpunim me ta dhe FSK-në.
“Policia është e popullit të Kosovës, dhe në momentin që rrezikohet vendi, ne do t’i dalim në krah policisë”.
Më shumë storie
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...

Average Rating