Argjentina fiton Botërorin – Messi merr kupen e botës

Read Time:2 Minute, 28 Second

Argjentina ia ka dalë të bëhet kampion bote pas tridhjetë e gjashtë vitesh dhe Lionel Messi ia ka dalë që ta ketë edhe trofeun e Kupës së Botës në vitrinën e tij.

Kjo pasi kombëtarja nga Amerika Latine ka triumfuar nga Franca në ndeshjen finale të Botërorit “Qatar 2022” duke e fituar ndeshjen me penallti. Gjatë kohës së rregullt ndeshja ka përfunduar baraz 2-2. Pastaj ndeshja ka shkuar në vazhdime, ku janë shënuar dy gola të tjerë për rezultatin 3-3, duke bërë që kombëtaret të shkojnë drejt pikës së bardhë dhe për ta sqaruar ndeshjen përmes penalltive. 

Rezultati me penallti ka qenë 4-2 për gauçosët. 

Deri tek penalltitë erdhi pasi nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt nuk e kanë dhënë fituesin. 
Franca dhe Argjentina e kanë mbyllur ndeshjen baraz me rezultat 2-2. 
Argjentina për tetëdhjetë minuta e ka pasur kryefjalën në fushë. Me gola, me raste, me posedim dhe me statistika të tjera. 
Dominimi latinoamerikan filloi qysh në fillim, kur dukej që po kërkonte më shumë golin, por të cilin e arriti vetëm në minutën e njëzet e tretë. 
Një ndërhyrje e Ousmane Dembele në Angel Di Maria brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit ka bërë që gjyqtari ta tregojë pikën e bardhë. E aty nuk ka gabuar Lionel Messi. 
Pastaj ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur “gauçosët” kanë bërë një kundërsulm përmes të cilit ka shënuar Di Maria pas një asistimi nga MacAllister.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Pjesa e dytë ka nisur sërish me dominim argjentinas. Por francezët gradualisht kanë nisur të zgjohen. Dhe përfundimisht janë zgjuar në minutën e tetëdhjetë. Një gabim i mbrojtjes argjentinase dhe referi ka treguar pikën e bardhë. Mbappe është treguar i saktë duke bërë që rezultati të ngushtohet në 2-1. Dhe kthimi i madh francez ka ndodhur vetëm pas një minute. Ka qenë sërish ai, Mbappe, që me një gjuajtje prej brenda zonës, e ka shënuar golin e dytë dhe e ka vendosur barazpeshën në ndeshje.  

Me kaq edhe kanë përfunduar nëntëdhjetë minuta.

Në kohën shtesë, një top i dhënga nga Lutaro Martinez prej afërsisë dhe Lionel Messi e ka çuar topin drejt rrjetës. Kjo ka ndodhur në minutën e 109-të të ndeshjes. Por drama ka zgjatur. Kylian Mbappe është treguar prapë i saktë në ekzekutimin e penalltisë. Ai ka shënuar në minutën e 118-të për barazimin e Francës.

Argjentina e cila e humbi ndeshjen e parë në grup kundër Arabisë Saudite erdhi në finale pasi paraprakisht në gjysmëfinale kaloi Kroacinë, në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë. Franca erdhi deri në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale fitoi kundër Marokut, në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. 

Argjentina me këtë fitore e çon në tre numrin e titujve të fituar në Botëror. Ajo kishte fituar më 1978 dhe më 1986. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Veteranët e  UÇK-së në krah të forcave të sigurisë, nëse kthehen 1 mijë ushtarë serbë
Next post Protestë e dhjetëra serbëve në afërsi të Jarinjës