Vjedhja e votave nga SNS-ja e Vuçiqit, ka bërë që opozita në Serbi të mos ndalet

Read Time:1 Minute, 29 Second

Opozita serbe, pasi ndërkombëtarët kanë raportuar për shumë parregullsi, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.

Ajo që ndodhi në Serbi me vjedhjen e zgjedhjeve nuk ndodh askund, veçanërisht jo në një vend që pretendon integrime evropiane. Ky është qëndrimi i koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, i cili nuk heqë dorë nga kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet, për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve. Opozita thotë se nuk mund të lejojë që të ndryshohet vullneti elektoral i qytetarëve.

“Nuk mund të pajtohemi me vjedhje, i kapëm duke vjedhur. Tani ne po luftojmë qe te perseriten zgjedhjet. Ne nuk mund t’i lejojmë ata të vjedhin të drejtat tona njerëzore. Ajo që ndodhi në zgjedhje është dhunë brutale ndaj procesit zgjedhor dhe ne nuk pajtohemi me këtë”, tha Mirosllav Alleksiq, “Serbia kundër dhunës”.

Misioni i vëzhguesve lokal sot njoftoi se ka prova për manipulime në listën e votuesve me qëllim që të arrihet rezultati në favor të partisë së Vucicit. Edhe vëzhguesit ndërkombëtar vlerësuan se zgjedhjet në Serbi u shënuan me parregullsi të rënda dhe me dominim medial të presidentit Aleksandër Vuçiq, raporton RTKlive.

“Bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal që ka punuar ne disa nivele, përmes përpilimit të listave të votuesve, shpërndarjes së letërnjoftimeve të falsifikuara dhe sjelljen e votuesve nga vende të tjera. Kjo tregon për një grup të organizuar që bëri të mundur parregullsi të tilla”, tha Sofija Mandiq nga Komisioni Zgjedhor i Qytetit “Serbia kundër dhunës”.

Derisa presidenti i Serbisë hedh poshtë akuzat për keqpërdorime, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka shkruar institucioneve evropiane duke kërkuar që të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe kërkoi një hetim ndërkombëtar. Ndërkohë është bërë e ditur se protestat e qytetarëve do të vazhdojnë deri në anulimin e zgjedhjeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kamberi për Zërin e Amerikës: Beteja ime në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta
Next post Televizioni zviceran paraqet spastrimin e heshtur etnik në Luginë