Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ndalet menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ndalet menjëherë. Një koment të tillë ajo e ka bërë vetëm një ditë pas takimit me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës për Luginë, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të ndalet menjëherë. Një koment të tillë ajo e ka bërë pas takimit me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.
“Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Tutje Von Cramon ka thënë se duhet zbatim të plotë të marrëveshjeve.
“Zbatimi i plotë i të gjitha dispozitave të dakorduara që nga Marrëveshja e vitit 2001 mbetet si kusht në rrugën evropiane të Serbisë”, ka shkruar Cramon.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating