Vrasja e Liridonës, Pacolli: Aktorët e krimit të marrin dënimin maksimal
Për vrasjen e Liridonë Murselit, e cila ka ndodhur të mërkurën, ka reaguar Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.
Ai përmes rrjetit social Facebook, është shprehur i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën, siç bën të ditur ai, ka njohur personalisht.
Ndryshe, burri i Liridonës, Naim Mureli, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e saj, ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit.
Pacolli, megjithatë, përgëzoi Policinë e Kosovës për punën e tyre që po bëjnë për zbardhjen e këtij rasti të rëndë dhe bari thirrje organeve të drejtësisë që personat të cilët janë përgjegjës për këtë akt të, marrin dënimin maksimal.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë e re, e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. E përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bën për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i paparë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se kanë arrestuar dy persona, të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë, të mërkurën në mbrëmje.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është, Naim Murseli, bashkëshorti i gruas së vrarë, Liridona Murseli, si dhe një person tjetër.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Adem Jashari dhe Familja Jashari janë shëmbulli më i lartënë histori i sacrificës për liri, atdhedhe komb
Nga Skënder Sadri KAPITI Komandanti legjendar, heroi i madh kombëtar, Adem Jashari dhe heroizmi madhështor i Familjes Jashari janëEpopeja më...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...
Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës....
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...

Average Rating