Xhavit Gashi: Vizita e drejtorit të CIA-s tregon përkushtimin e SHBA-së

Read Time:1 Minute, 33 Second

Në një intervistë në Lajmet Qendrore në Radiotelevizionin e Kosovës, ish-atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Iowa, gjeneral Xhavit Gashi, ka dhënë opinionin e tij rreth vizitës së sotme të drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë.

Ai këtë vizitë e sheh si një shenjë të përkushtimit të vazhdueshëm dhe të thellë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Gjeneral Gashi e vlerëson lartë rëndësinë e kësaj vizite, duke theksuar se ajo reflekton interesin e madh amerikan për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns tregon përkushtimin e madh amerikan për shtetin dhe popullin e Kosovës, pra që llogaritet si një vend i vogël por një partner strategjik, i cili është i rëndësishëm edhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Gashi.

Duke vlerësuar natyrën e vizitave të tilla, Gashi vuri në dukje se ndonjëherë këto vizita janë të ngarkuara me mesazhe implicite dhe eksplicite, por që në disa raste ato bëhen më domethënëse duke mos u shprehur publikisht.

“Nuk e di a kanë qenë të palajmëruara më herët këto vizita. Mund të bëhen vizita me një vendim të shpejt. Ne i kemi parë shqetësimet e fundit të qeverisë amerikane të përcjella përmes ambasadorit amerikan në Kosovë për moskoordinimin e duhur apo të mjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës, sidomos për situatën në veri. Ne e dimë se kryeministri Kurti ndodhet në SHBA. Mund të jetë edhe një përçuarje e një mesazhi, por megjithatë përveç presidentes, Burns e ka vizituar edhe AKI-në dhe Policinë e Kosovës, dy institucione të cilat domosdoshmërisht i raportojnë kryeministrit”, tha tutje Gashi.

Ai tha se pret që presidentja Osmani përpos obligimit të koordinimit me kryeministrin e vendit, pas kësaj vizite do ta ketë një koordinim apo njoftim lidhur me bisedat kryesore rreth kësaj vizite të drejtorit të CIA-s edhe me faktorët tjerë politikë në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shefi i CIA-s William Burns ka takuar presidenten Osmani
Next post Opinion: <strong>E vërteta sulmohet gjithmonë, dhe kjo po i ndodh edhe Albin Kurtit </strong>