Opinion: E vërteta sulmohet gjithmonë, dhe kjo po i ndodh edhe Albin Kurtit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ky shkrim vjen si reagim karshi asaj se cfarë po bëjnë , shkruajnë, publikojnë e japin televizionet e gazetat në Shqipëri dhe opozita në Kosovë kundër Kurtit, se në cfarë gjëndje mjerane kanë rënë pothuajse shumica nga intelektualët, gazetarët, opinionistët, fallcopastriotët, peudoproamerikanët, korrupsioni dhe politikanët shqiptar karshi Kurtit dhe problematikave me rëndësi jetike e kombëtare.
Gjithmonë e vërteta ka hasur në pengesa dhe prandaj ajo është sulmuar gjithandej, dhe gjithmonë ajo ka fituar me shumë vështirësi. E vërteta ka armik të keqen, padrejtësinë, fanatizmin , injorancën, pabesinë, korrupsionin, krimin, mashtrimin, gënjeshtrën , shpifjen dhe egoizmin, dhe prandaj është shumë e vështirë që e vërteta të gjëndet e të triumfojë.
Dhe pikërisht kjo është arësyeja që sot luftohet gjithandej Albin Kurti, sulmohet sidomos nga politika dhe nga intelektualizmi e mediat politike dhe të korruptuara.Kurti është sot me të vërtetën historike, patriotike, demokratike dhe me moralin e me ligjet e shtetit.
Dështakët politik dfhe mercenarizmi mediatiko-politik të dështuar politikisht para Kurtit ndërmarrin lloj- lloj sajesesh, akuzash, shpifjesh e intrigash kundër Kurtit, dhe ajo se cfarë ata trillojnë kundër tij është edhe akuza se i thonë se është antiamerikan dhe antiperendimit. Ne i dimë dhe i vlerësojme dhe u jemi mirënjohës përgjithmonë SHBA-ve për kontributin vendimtar të tyre në mbështetje të shqiptarëve dhe të dy shteteve shqiptare; shqiptarët i dinë mirë vlerat e larta të perendimit si liritë e të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor , për demkracinë dhe paqen botërore, për luftën kundër korrupsionit etj.
Dhe nuk mund të jetë antiamerikan një kryeministër i cili deri më sot është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës pikërisht nisur nga këto vlera të larta të civilizimit botëror.
Dhe nesër e në të ardhmen urojmë që Kosovës t’i vijë një tjetër Kryetar shteti edhe më i mirë se Kurti
SHBA-TË E KONSIDEROJNË KORRUPSIONIN SI ARMIKUN MË TË MADH TË SOVRANITETRIT SHTETËROR DHE MADJE EDHE ATO SHPALLIN NON GRATA PERSONALITETE DHE POLITIKANË TË VËNDEVE TË TRJERA PIKËRISHT PËR KORRUPSIONIN E TYRE NË VËNDET E SHTETET E TYRE.
Dhe a mund të jetë anti SHBA e anti-BE Albin Kurti që është i pakorruptuar?
Perendimi është model në ndërtimin e shtetit dhe të funksionimit të ligjit e të kushtetutës demokratike.Dhe a mund të jetë anti-Perendimor kryeministri Kurti i cili po zbaton sot Ligjin dhe Kushtetutën e shtetit ligjor?
Shtetet demokratike perendimore si SHBA-dhe të tjerët , të gjithë të parën kanë shtetin dhe interesin kombëtar. Dhe nuk mundet që të pranohen fantazitë e fantazistëve anti Kurtit se Kurti është antiperendimor kur Kurti zbaton Demokracinë, Ligjin , Kushtetutën, që nuk është i korruptuar por është në Ballkan modeli më i mirë qeverisës kundër korrupsionit. Nuk mund të jetë antiperndimor një kryeministër patriot, demokrat dhe shërbëtor i popullit të vet, pse ai mbron legjitimitetin dhe sovranitetin shtetëror të shtetit të tij.
Më proamerikan është ai qeveritar e politikan shqiptar që është i sinqertë dhe mirënjohës ndaj SHBA-ve, është i cili merr dhe punon sipas modelit të shtetit dhe të demokracisë amrikane, dhe është ai politikan i cili është i pakorruptuar dhe që e lufton korrupsionin.
22 Gusht 2024
Average Rating