Xhelal Sveçla nxjerr videon: Radojçiq drejtoi grupin terrorist në Banjskë
Grupi terrorist i serbëve që sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, është drejtuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Ky i fundit shihet edhe në videot që ka publikuar para pak çastesh, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla, i cili thotë se nënkryetari i Listës Serbe është prijës i terroristëve që sulmuan policinë e Kosovës.
“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka deklaruar ministri Sveçla.
Harta e sulmit terrorist, sipas tij, po qartësohet çdo ditë.
“Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, Lista Serbe e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan”, shkruan Sveçla.
Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.
“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Sveçla në videon e publikuar që po e shfaqim edhe në RTKLive.
https://www.facebook.com/watch/?v=165918599893153
Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...

Average Rating