Zëvendësministri i MPB-së të Turqisë bëri homazhe në Prekaz
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, Munir Karalogulu, po viziton Kosovën. Ai sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruar në ‘Facebook’, se sot ka shoqëruar për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, zëvendësministrin e MPB-së të Turqisë, ku me këtë rast në kullën e Jasharajve janë mirëpritur nga Rifat Jashari.
“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë. Falënderoj Zëvendësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, shkroi Sveçla në Facebook’.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating