“Kosovë ne të dalim zot”, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin
Nga Skënder Sadri KAPITI
17 Shkurti 2008, Pavarësia e Kosovës
“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore,për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Me 17 shkurt 2024 mbushen16 vite që kur Kosova shpalli Pavarësinë, Dhe kjo fitore madhështore erdhi si rezultat i një lufte, sakrifive e qëndrese mbinjerëzore më shumë se 100 vjecare e popullit heroik të Kosovës kundër barbarisë dhe genocidit të kolonizatorit serb.
Sot duhet të jemi me Kurtin , ashtu sic ishin shqiptarët e Kosovës të gjithë edhe me Ismail Qemalin,Hasan Pristinën , Isa Boletinin , duhet të jenë bashkë ashtu si ishin bashkë edhe me Ibrahim Rugovën dhe me UÇK -në dhe Adem Jasharin.
GJTHMONË BASHKË DUHET TË JENË SHQIPTARËT PËR TA MBROJTUR ATDHEUN, SHTETIN E E KOMBIN.
Edhe këto 16 vite që kur Kosova shpalli pavarësinë, Kosovës i është dashur që të përballet me sfida, vështirësi dhe pengesa të jashtëzakonshme për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Është detyrë jo vetëm e kosovarëve por e të gjithë shqiptarëve që aktualisht sot duhet mbështetur ajo politikë e cila është alternativa më e mirë, më e aftë, më patriotike dhe më e përgjegjshme për Kosovën dhe e cila po i del sot zot Kosovës.
Dhe kjo është qeveria aktuale me kryeminstër Albin Kurti.
Duke parë realitetin sot në Ballkan, atë të rritjes së agresivitetit dhe të përpjekjeve serbo-ruse për destabilimin e rajonit dhe sidomos të kërcënimit të sovranitetit të Kosovës. Dhe kur vërehen lëkundje e “paqartësi” të perendimoreve në lidhje me qëndrimet e tyre për Kosovën të diktuara sidomos nga Lufta në Ukrainë, dhe përderisa Perendimi duke llogaritur interesat e veta, ai po i bën lëshime Beogradit në dëm të Kosovës (kështu po duket hapur ) atëhere: Nisur nga kjo situatë i ftoj të gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen që të jemi përkrah Albin Kurtit kundër kërcënimeve dhe propagandës antishqiptare serbe,ruse, kineze dhe asaj serbofile të perendimit; të jemi bashkë kundër projekteve,kundër politikës, diplomacisë, akademisë e kishës serbe dhe kundër filozofisë sllave të antishqiptarimit.
PRANDAJ SOT TË GJITHË DUHET TË JEMI ME KURTIN.
Politika dhe mediat e Tiranës dhe opozita në Kosovë, ajo politikë dhe ato media të korruptuara si dhe egoistët dhe nihilistët e sëmurë nga urrejta për suksesin e Kurtit nëse nuk e mbështesin dhe nuk e përkrahin sot Kurtin, të paktën “të heshtin” dhe të mos dalin kundër!
Shteti i Kosovës me anë të institucioneve të tij shtetërore ka të drejtë që në mënyrë të lirë e të pavarur sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.
Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit.
Që të jesh qytetar politikan, shtetar, intelektual e gazetar patriot dhe i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet të flasësh mirë, duhet që t’a mbështesësh dhe t’a përkrahësh patrotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë.
Mirëpo verehet që shumica dërrmuese e politikës por edhe e mediave, gazetarëve dhe opininistëve në Shqipëri nuk u pëlqen Albin Kurti dhe as suksesi i tij sepse mediat në Shqipëri por edhe në Kosovë në tërësinë e tyre janë të korruptuara nga pushteti, paraja dhe shquhen për servilizëm politik ekstrem.
Albin Kurti me qeverisjen e tij dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, Rusinë, aleatë e saj por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediat mercenare e të shitura dhe korrupsionin. Prandaj sot duhet të jemi dhe ta mbështesim qeverinë e Kurtit
Urime dhe gëzuar Ditën e Pavarësinë Kosovë.
Nga Skënder Sadri KAPITI, autori i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”
Average Rating