BE dhe NATO reagojnë pas komenteve të Trumpit për mbrojtjen e aleatëve

Çdo sugjerim, se aleatët e NATO-s nuk do të mbronin njëri- tjetrin minon sigurinë e të gjithë aleancës dhe vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe europianë”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një deklarate të dielën.

Deklarata e tij erdhi pas komenteve të ish-Presidentin Donald Trump se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia.

“Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një reagim të fortë dhe të bashkuar”, shtoi shefi i NATO-s.

Më herët edhe dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump.

Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të zotit Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

“Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Breton, duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjësh mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitetet dhe shtojë shpenzimet ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “asnjë fushatë zgedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.

“Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për në, është angazhim konkret. Të minosh besueshmërinë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”, shkroi ai.

Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen.

Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, zoti Trump citoi presidentin e “një vendi të madh”, siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse zoti Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Zoti Trump tha se i ishte përgjigjiur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha zoti Trump. “Ju duhet të paguani”, shtoi ish Presidenti.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se “nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane.”

Lini një Përgjigje

Previous post Besoj se korrupsioni,  zgjedhjet  e drejtësia do jenë tema të rëndësishme  gjatë  vizitës së Z.  Blinken në Tiranë
Next post <strong>“Kosovë ne të dalim zot”,  dhe sot të gjithë jemi  me Albin  Kurtin</strong>