
Zubin Potok: KFOR konfirmon se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtënaZubin Potok:
KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me sulmin në rrethinën e Zubin Potokut. Në përgjigjen për RTKlive, KFOR ka thënë se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtëna.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë në Zubin Potok.
Sipas njoftimit të Policisë, gjithashtu nuk ka pasur as ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi.
”Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në reagimin e Policisë.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, në një shkrim në twitter ka thënë se “Krahas sulmit të Policisë së Kosovës, tani kriminelët serbë në veri të Kosovës të mbështetur nga rusët kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it”.
Më shumë storie
Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës urojnë për 17-vjetorin e pavarësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mesazhe urimi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al...
Mbreti i Suedisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e...
Richard Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë
Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar të gjithë miqtë në Kosovë, 17 vjetorin e pavarësisë së...
Turqia uron Kosovën: Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka uruar Kosovën për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë. Në një postim në...
Jorn Rohde: Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol, por një realitet praktik
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një video mesazhi në emër të popullit gjerman....
Sot Republika e Kosovës shënon 17-vjetorin e pavarësisë së saj
Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur,...
Average Rating