1432 FËMIJË VIKTIMA TË GJENOCIDIT SERB AKOMA PA MEMORIAL

Read Time:3 Minute, 16 Second

New York-Leonora Laçi

Mungesa e një memoriali, mungesa e një vendi perkujtimor për ato viktima të pafajshme është e pafalshme nga shteti i Kosovës. Dhe kjo është një thirrje publike drejtuar qeverisë së Kosovës që për nga axhenda e saj mbi kujtesen historike kombëtare i ngjanë shteti simoter Shqipërisë që perkujtimin e ka vetëm në data kalendarike, por vetëm kaq. Në Kosovë ende mbetet në letër memoriali i fëmijëve viktima të regjimit sllav.

 Për këtë dhe shumë të tjera u diskutua mbrëm si homazh në Federaten PanShqiptare Vatra-New York me dr.Nusret Pllanen dhe bashkëpuntorin e tij Ma.Agim Aliçkaj. Ku të dy të pandashëm punojnë për të njëjtën kauze, kauzen e mos harreses së kaluarës, për rikujtesë.

Vrasjet e këtyre fëmijëve të pafajshëm është kryekeput vrasja e së ardhmes së një populli. Serbet kanë dashur t’i vrasin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptarve.

Libri me titull “Fëmijët Shqiptarë në Kosovë – Viktima të Gjenocidit Shtetëror të Serbisë” i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana sjell dëshmi mbi vrasjet nga forcat serbe të 1432 fëmijëve shqiptarë në Kosovë, në periudhën 1981-1999.

 Ky libër iu shtua koleksionit për Kosovën në Bibliotekën e Kongresit në Washington po ashtu u promovua në Houston, Dallas, New York, e për të vazhduar në Detroit, ku u pritën mjaft ngrohtë nga komuniteti shqiptar në këto vende.

Sa i takon promovimit që u zhvillua në New York në ambientet e Vatres pati një interes të lartë pjesëmarrjeje. Aktiviteti u moderua nga editori i gazetës Dielli z.Sokol Paja, dhe u përshëndet nga Kryetari z.Ilmi Berisha, fjala iu dha dhe Imam Elez Osmani. U shfaqen dy video të shkurtëra mbi librin dhe reportazhi nga Zëri i Amerikës ku dy veprimtarët z.Pllana me z.Aliçkaj i bënë librat e tyre pjesë të Bibliotekes  së Kongresit në Washington. Në fjalën dhënë për Zërin e Amerikës aktivisti Aliçkaj thotë se propaganda serbe duhet të luftohet me lobim në Washington. Ai si pjesë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste që për dekada me radhë është angazhuar për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Thotë se:-“Çështja jonë është aq e drejtë, saqë me 5 ose 2 për qind të parave që i shpenzon Serbia ne mund të arrijmë rezultate trefish më të mëdha. Por ata janë shumë të angazhuar dhe kanë shfrytëzuar këtë periudhën e vakuumit, që ne jemi tërhequr pak. Janë shumë agresiv në Uashington”.

Autori Pllana bën thirrje për më shumë mbështetje nga institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat sipas tij nuk po bëjnë mjaftueshëm që këto krime të mos harrohen. “Asnjë shtatore, asnjë përmendore, asnjë obelisk. Këtë nuk do ta bënte asnjë racë në botë. Për fat të keq del se ne shqiptarët i kem tri defekte të mëdha, harresën e kujtesës historike, bajraktarizmin dhe servilizmin ndaj të huajve”, përmbyll ai.

Të gjithë u perlotem teksa shifnim ato filiza të rinj që i pritet endrra në mes. Të emocionuar folen dhe autori librit z.Pllana dhe bashkëpuntori i tij z.Aliçkaj që kanë më shumë se një vit që bashkëpunojnë për drejtësi dhe vetëm drejtësi. Misioni i tyre vazhdon, ashtu siç vazhdon dhe i imi për të mbështetur kauza të tilla.

Profesori Pllana na solli një copëz nga takimi që kishte pasur me amabasadorin William Walker ku i kishte shprehur, citoj :”Po gëzohem që kam nderin të kem këtë libër aq më tepër që këta fëmijë i keni pasqyruar me foto duke shmangur paraqitjen e fotove të masakruar, dhe për ato që s’kanë pasur foto janë vendosur lule”. Sepse ato ishin vertetë lule.

Në një takim të veçantë Profesori Nusret Pllana në emër të shoqatës”Yjet që nuk vdesin”i jep mirënjohje Joseph DioGuardi, Shirley DioGuardi, Ma.Agim Alickajt, z.Florim Krasniqi dhe z.Tome Mrijaj me motivin: “Për kontributin dhënë çështjes kombëtare në përgjithësi dhe zbardhjen e gjenocidit serb mbi shqiptarët në veçanti”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post DOLI NGA SHTYPI LIBRI 500 VJETORI JUBILAR I MBRETËRISË SË SUEDISË (1523-2023) DHE 15 VJETORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS (2008-2023)
Next post <strong>Biznismen e dashamirë të fjalës së shkruar ndihmuan me mbi 200 e 20 mijë korona SHSHASHS ”Papa Klementi i XI Albani” të Suedisë</strong>