Biznismen e dashamirë të fjalës së shkruar ndihmuan me mbi 200 e 20 mijë korona SHSHASHS ”Papa Klementi i XI Albani” të Suedisë
Nga XHAVIT ÇITAKU
Mbi Akademinë Shkencore e organizuar në Ängelholm të Suedisë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi i XI Albani”, në të cilën u paraqitën 24 kumtesa nga anëtarë të këtij asosacioni krijues dhe mysafirë që kishin ardhur nga shteti shqiptar, ndër ta edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Skendër Gjinushi, dhe vende tjera skandinave.
Padyshim se një nyje e rëndësishme jo vetëm e kësaj Akademie ishte dhe mbeti intelektuali e biznismeni në fushën e tregëtisë z. Albert Jashari, që është bërë model i mbështetjes e avansimit të kulturës shqiptare në mërgatë. Ai pra, me zemërgjerësinë, dashamirësinë dhe kapacitetin e tij intelektuar tregoi edhe njëherë çelësin e duhur për të vendosur harmonin midis asaj që quhet dashuri kombëtare dhe asaj që është bashkëkohësi në fushën e krijimtarisë letrare dhe në përgjithësi në kulturën shqiptare. Për të vajtur si është më së miri puna e këtij tubimi të rëndësishëm shkencor, ai pa hezituar ndau hiq më pak se mbi 100 mijë korona apo mbi dhjetë mijë euro. Dhe jo vetëm kaq. Albert Jashari përkundër punës së madhe e përgjegjësisë që ka në disa firma të tij, u kujdes shumë për akomdimin e mysafirëve në hotel, sigurimin e ushqimit, të heqjes së shpenzimeve të udhëtimit të mysafirëve nga Kosova dhe Shqipëria, të siguroj transportin nga aeroporti deri në vendin ku mbahej akademia e punë të tjera të dobishme teknike.
Familja Jashari e njohur për kontributin atdhetar e humanitar
Albert Jashari është emër i përveçëm dhe i njohur jo vetëm në mërgatën shqiptare. Ai pas një përkushtimi e pune disa vjeçare dhe falë vendosshmërisë për të realizuar synimet e tij për të bërë biznes të mirëfilltë sipas kërkesave moderne në tregti, sot, ai rreshtohet në radhët e para të biznismenëve të suksesshëm. Është një bir i një atdhetari në Suedi, i rritur dhe edukuar në familjen atdhetare, i përkushtuar dhe i gatshëm për të kontribuar e ndihmuar kurdo e kudo që e kërkon nevoja, në mërgatë e në atdhe. Pra, ky veprimtarë e punëtor i dalluar në fushën e të bërit biznes, nuk po bënë asgjë më shumë pos që po ndjek rrugën e prindit të tij të ndjer Enver Jashari, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, që së bashku me atdhetarë të denjë kanë dhënë kontribut të çmuar në mërgatën shqiptare në Suedi dhe në fushën humanitare, duke ndarë mjete të konsiderueshme për shkollën shqipe, për familjet e varfëra, për shërimin e të sëmurëve etj. Padyshim se këto të arritura të shkëlqyera të të rinjëve tanë në këtë shtet skandinav po na bëjnë krenar gjithandej ku jetojnë e veprojnë, po ndriqojnë imazhin e shqiptarisë, po japin shpresë për ditë më të mira edhe në vendlindjet e tyre, në trojet etnike shqiptare.
Vëllëzëritë Hoti në vazhdimësi në përkrahje e mbështetje materiale për Shoqatën e Shkrimtarëve
Edhe vëllëzëritë Halim, Qazim e Robert Hoti nga fillimi i punës dhe aktivitetit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i Xi Albani” në vazhdimësi ndihmuan materialishtdhe kësisoj ndikuan edhe në rezultatet e shkëlqyera që ka arritur ky asosacion. Halimi që ka arritur në piedestalin e suksesit në ndërtimtari ka ndarë mjete të konsiderueshme për botimin e librit “Thesari kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” si dhe të plotësimit të nevojave të domosdoshme teknike. Ky afarist i dalluar ka ndihmuar materialisht edhe shumë familje në Republikën e Kosovës, duke ndërtuar edhe shtëpi për ato familje që nuk kishin kulm mbi kokë. Ndërkaq, Qazimi gjashtë muaj rrjeshtë ka paguar qiranë e zyrës së kësaj shoqate dhe shumëherë ka shtruar koktej, dreka e darka për pjesëmarrësit e eventeve kulturore e shkencore që organizonte shoqata. Rrugën e tyre po e ndjek edhe vëllai i tyre Roberti, i cili këto ditë në xhirollogarin e shoqatës derdhi dhjetë mijë korona suedeze. Edhe Shaban Murseli anëtar dhe mbështetës i fuqishëm, po ashtu, gjashtë muaj ka paguar qiranë për shoqatën.
Vëllëzërit Hoti, Albert Jashari dhe të tjerët duke i dhënë mbështetje fjalës së shkruar shqipe, në të vërtetë, po e avansohet dhe po e pasurohet krijimtaria letrare në komunitetin shqiptar, po ngritët cilësia artistike, po nxiten të tjerët të merren me këtë veprimtari të dobishme dhe fton biznismenët tjerë të mbështesin dhe të ndihmojnë materialisht punën dhe aktivitetin e SHSHASHS “Papa Klementi i XI Albani”, sidomos në botimin e librit “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, në të cilin pasqyrohet në detaje e me argumente puna dhe aktiviteti shumë i pasur për komb e atdhe i bashkatdhetarëve tanë në këtë vend të largët. Deri më tash janë botuar 13 vepra të tilla dhe pa ndihmën e vëllëzërve Hoti, familjes Jashari dhe biznismenëve të tjerë kjo punë kolektive e individuale që është kryer me shumë profesionalizëm, me vështirësi do ta kishin parë dritën e botimit. Zatën, nga shumë krijues, profesionist, analistë, e kritikë të mirëfilltë letrar këtë asosacion krijues e kanë quajtur Akademi të Mërgatës Shqiptare jo vetëm në Suedi. Nuk është e tepërt të theksohet se shembulli i SHSHASHS “Papa Klementi i XI Albani” rreth botimit të këtij libri është i vetmi i këtij lloji që botohet në tërë mërgatën shqiptare dhe gjithë ajo pasuri e madhe e aktivitetit atdhetar të komunitetit shqiptar do të mbetët gjurmë e pashlyer për brezat që vijnë.
Aksionit për mbështetje materiale iu bashkuan 74 biznismen, anëtarë të shoqatës dhe dashamirë të letrave shqipe
Deri me tash asnjëherë nuk rastisi që kjo shoqatë të bie në atë situatë që të kërkoj ndihmë e përkrahje materiale në mënyrë publike. Mirëpo, për shkak të vëllimit të madh të punëve të kryera, përkatësisht se u përgatitën dy libra për botim të “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” dhe libri tjetër “ 500 vjetori Jubilar i Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetori i Republikës së Kosovë” lindi nevoja që të organizohet aksioni për t’u krijuar mundësitë e botimit të këtyre veprave, përmbajtja e të cilave ka vlera të mirëfillta kulturore, historike, shkencore, publicistike dhe krijimtarie letrare. Ky aksion u realizua me sukses, bile, edhe përtej parashikimeve dhe kësisoj jo vetëm që do të shohin dritën e botimit këta tre libra, por me mjetet e grumbulluara do të bëhet e mundur që të organizohen edhe tubime promovuese për këto vepra si dhe për dhjetra libra të tjerë të anëtarëve të vyer të kësaj shoqate. Me një fjalë, këtë aksion e përkrahën dhe e ndihmuan materialisht mbi 80 vetë, prej tyre biznismen, anëtarë të shoqatës dhe dashamirë të librit. Listës së këtij numri të madh kontribuesish i prinë Albert Jashari me 113.481 korona, pastaj poetja Drita Nikoliqi Binaj me 39. 047 korona, Robert Hoti me 10.000 korona, Bekim Abazi e Avdullah Abazi me nga 5000 korona, Hysen Ibrahimi e Mentor Duraku, Ali Preteni Lushi nga 2000 korona. Me nga 1350 korona ndihmuan Elhame Gjyrevci dhe Ali Gjyrevci. Nga 1000 korona i kanë dhënë: Mone Juniku, Avdyl Uka, Bajram Uka, Burim Uka, Sadik Vrajolli, Bleard Kajtazi, Austri, (1104 korona), Fetah Bahtiri, Rashit Gashi, Sami Galica, Emine Hoti, Rrahman Rrahmani, Miftar Havolli, Bahri Shyti, Gjermani, (1121 korona), Fahredin Berisha, Selami Çitaku, Ismajl Binakaj, Isuf Islamaj, Naim Latifi, Mustafë Kabashi, Osman Ahmetgjekaj, Avni Ismaili, Sahit Berisha, Lulzim Dogani-Luigji, Mursel Shkupolli, Muharrem Binaku, Shukrije Jashari dhe Ramadan Myrtaj. Me nga 500 krona kontribuan: Shaban Uka, Shaban Murseli, Hysen Rexhepi, Sylejman Rexhepi, Ali Rexhepi, Sali Rexhepi, Vehbi Rexhepi, Shaqir Rexhepi, Enver Rexhepi, Avdullah Pllana, Fazli Ibrahimi, Xhavit Rreci, Afrim Ahmeti, Avdi Rama, Zenel Zeneli, Adnan Jetullahu, Avni Januzi, Zeqir Kurti, Xhevrije Kurteshi Nimani dhe Xhavit Çitaku, Nga 200 korona i dhanë: Lirije Llazani, Besart Llazani, Pranvera Llazani. Nga 100 korona i kanë dhënë: Xhemail Gashi, Naim Rexhepi, Lum Rexhepi, Xhavit Rexhepi, Blerim Rexhepi, Egzon Rexhepi, Ramadan Rexhepi, Besjan Rexhepi, Fatri Rexhepi, Flamur Rexhepi, Endrit Rexhepi, Kushtrim Rexhepi. Gjithsej u grumbulluan 222,770 korona apo mbi 21 mijë euro.
Puna e përbashkëtë ndikoi në rezultate kolosale të shoqatës së shkrimtarëve
Sukseset e SHSHASHS “Papa Klementi i XI” Albani” janë të mëdha, të prekshme, të njohura në gjithë hapësirën shqiptare. Këto të arritura janë fryt i punës kolektive të të gjithë anëtarëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar. Megjithatë, në këtë shoqatë shquhen për një aktivitet e punë intensive Prof. Fetah Bahtiri, Prof. Osman Ahmetgjekaj, Rrahman Rrahmani, Saranda Iseni, Xhavit Çitaku, Mone Juniku, të cilët me idetë, sugjerime e propozime konkrete gjallëruan dhe i dhanë shije secilit tubim kulturor, sesion shkencor dhe eventeve poetike. Këta krijues e veprimtarë, por edhe të tjerët, në të vërtetë, po e çmojnë dijen e kulturën shqiptare, që është shpirti i mëmëdheut, që njëheritë, po ashtu, është veprimtari patriotike, arsimore, shoqërore, kulturore, traditë e histori kombëtare dhe krijimtari e mirëfilltë letrare. Padyshim që njëri që ka reflektuar e punuar pandalshëm dhe që u arritën këto rezultate kolosale është kryetari i saj Hysen Ibrahimi. Ai me dijen e tij, aftësinë organizative dhe si një bashkëpunues i shkëlqyeshëm ka arritur, pos tjerash, që të bashkëpunoj e krijoj kontakte me shumë institucione kulturore, besa edhe akademike në të dy shtetet shqiptare dhe në Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë kësisoj shtytje e nxitje anëtarësisë për punë më të madhe e të mbarë krijuese. Në këtë asosacion krijues ka entuziazëm, vullnet e dëshirë që me një ritëm edhe më të hovshëm për të punuar e krijuar vepra të mira, libra përmbajtësorë për të tërhequr sa më shumë lexues.
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”, Hysen Ibrahimi i emocionuar e quan veten tejet të priviligjuar, por edhe të ngarkuar nga pesha e përgjegjësisë për besimin që ka fituar nga një rreth i gjerë i dashamirëve të fjalës së shkruar, institucioneve kulturore e publicistike, organeve të ndryshme shtetërore në të gjitha trojet shqiptare si dhe nga biznismen shqiptarë që po e ndihmojnë aq shumë materialisht e në forma të tjera të përkrahjes këtë shoqatë të vyer. Dhe nuk ngurron t’i falenderon të gjithë pa dallim për këtë kontribut, i cili do të reflektohet pozitivisht në suksese edhe më të mëdha në periudhën e ardhshme të veprimtarisë krijuese.
Average Rating