Timothy Less: Një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi është ende e mundshmeTimothy Less:

Read Time:1 Minute, 53 Second

Timothy Less, hulumtues në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, i cili përveç shprehjes së dukshme të skepticizmit për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, tha se tash është e mendur edhe një marrëveshje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Ai ka rikujtuar edhe një herë se disa vite më parë, ishte një opsion tjetër për zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë, por që u refuzua kategorikisht nga një pjesë komunitetit ndërkombëtar dhe pushtetit aktual, atëherë opozitë.

Ishte ideja e prezantuar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ripërcaktim kufijsh, apo shkëmbim territoresh, por në vitin 2018, kur u prezantua, çdokush që e përkrahte përulej me mbiemra si tradhtar.

“Unë jam skeptik. Por sigurisht që marrëveshja e BE-së duket gjithashtu shumë e keqe nga këndvështrimi i Serbisë. Pse do ta pranonte ajo humbjen e Kosovës kur ka pak përfitim të dukshëm?”, tha fillimisht Less, teksa shtoi se “ashtu si shqiptarët, edhe Serbia ka në dispozicion një alternativë që i përshtatet shumë më mirë”.

“Mbajtja e Kosovës në një gjendje konflikti të ngrirë, duke pritur një moment në të ardhmen kur të mund të nxjerrë kushte më të mira, përfshirë aneksimin e veriut dhe ndoshta një shkëmbim territoresh ndërmjet pjesës tjetër të Kosovës dhe Republikës Serbe’’, tha ai.

Duke komentuar procesin e votimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – jo vetëm që Serbia votoi kundër, por kërcënoi shtetet që votuan pro anëtarësimit të shtetit kosovar në KiE ose abstenuan – Less tha se është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të pavarësisë së Kosovës.

“Shqiptarët e shohin kundërshtimin e Serbisë në Këshillin e Evropës si dëshmi se Beogradi nuk është i përkushtuar ndaj marrëveshjes, dhe veçanërisht ndaj të drejtës së Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, duke i lënë të pyesin pse Kosova duhet t’i bëjë një lëshim Serbisë për çështjen e autonomisë së serbëve’’, tha Less.

Kur së shpejti do të zhvillohet edhe takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it, e ardhmja e Marrëveshjes së Ohrit po shfaqet e zymtë për faktin se marrëveshja e fundit përcakton që Serbia nuk do ta kundërshtojë Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Biznismen e dashamirë të fjalës së shkruar ndihmuan me mbi 200 e 20 mijë korona SHSHASHS ”Papa Klementi i XI Albani” të Suedisë</strong>
Next post Albin Kurti: Draft-statuti dëshirë për Republika Sërpska në Kosovë