81 seanca gjyqësore këtë vit në rastin “Thaçi e të tjerët”
Pas fjalëve hyrëse dhe paraqitjeve në pika të shkurtra të aktakuzave nga prokurorët në rastin “Thaçi e të tjerët” si edhe fjalës së mbrojtjës të të akuzuarve, e cila deklaroi se do të rrëzojë të gjitha këto pretendime të organit të akuzës s Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si ish -drejtues të UCK-së, kanë kryer “krime kundër njerëzimit”, procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të fillojë të martën e javës që vjen.
Fillimisht do të jetë prokuroria e cila do të fillojë me thirrjen e dëshmitarëve, ku në tërësi, do të jenë 11 dëshmitarët e parë, nga rreth 300 që pretendon se do të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Por, bazuar në orarin e përcaktuar, duket se këtë vit do të vazhdohet me dinamikë më të shtuar në mbajtjen e seancave në lidhje me këtë rast.
Kështu, sipas orarit të përcaktuar, gjatë muajit prill, përveç tri seancave të para hyrëse, do të mbahen edhe shtatë seanca të tjera gjyqësore.
Gjithashtu, dhjetë seanca të tjera janë planifikuar të mbahen në muajin maj, kurse në muajin qershor do të mbahen edhe shtatë të tilla.
Pushim nuk do të ketë as në korrik e gusht, ku sipas orarit, për rastin “Thaçi e të tjerët” do të mbahen edhe 15 seanca, shtatë në korrik e tetë të tjera në muajin gusht.
Gjithashtu, procesi do të vazhdojë me mbajtjen e shtatë seancave në muajin shtator e 14 të tjerave në muajin tetor.
Pastaj, dhjetë të tjera do të mbahen në nëntor dhe viti do të përmbyllet me shtatë seanca në muajin dhjetor.
Kështu në tërësi, viti do të përmbyllet me 81 seanca në procesin gjyqësor në rastin “Thaçi e të tjerët”.
Më shumë storie
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Në Davos të Zvicrës u diskutua për të ardhmen e ekonomisë botërore
Liderë botërorë, drejtues institucionesh dhe shefa të korporatave globale janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...

Average Rating