Besnik Bislimi niset drejt Brukselit, pritet vazhdimi i dialogut me Serbinë
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, është nisur sot për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në edhe Klisman Kadiu nga kabineti i zëvendëskryeministrit.
“Zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, ka deklaruar Kadiu.
Lajmin e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Ai ka bërë me dije se kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, është nisur sonte drejt Brukselit, ku pritet të zhvillojë negociata për targat. Borrell ka thënë se atje do të shkojë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq.
“Kryenegaociatorët do të fillojnë të punojnë për hapat e ardhshëm. Ata do të fillojnë të punojnë sonte. Pala kosoavre është duke mbërritrur sonte” ka thënë Borrell.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...

Average Rating