
Memli Krasniqi në takim me emisarin Lajçak, bisedojnë për veriun
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Kryeopozitari ka njoftuar se bashkë me emisarin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën siç ka shkruar ai, nevojiten veprime të përgjegjshme politike.
“Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ka thënë si integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, tha se mbetet i përkushtuar ai dhe partia që drejton.
Më shumë storie
Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami
Pranon të bëhet anëtare e Kaukusit Shqiptar në Kongresin Amerikan –Premton bashkëpunim më të madh me komunitetin shqiptar në New...
Derek Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke komentuar bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,...
Josep Borrell: Krijimi i Asociacionit është urgjencë
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë të hënën, se është urgjente që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave...
Gabriel Escobar: Marrëveshja e Ohrit ka obligime ligjërisht të detyrueshme, s’kanë rëndësi nënshkrimet
I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e quajti marrëveshje të rëndësishme dhe historike atë mes...
NATO: Palët ta zbatojnë në tërësi dhe sa më shpejtë marrëveshjen
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, ka bërë të ditur se NATO mirëpret marrëveshjen në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin...
Wolfgang Petritsch: Zbatimi i `Marrëveshjes` çon në normalizim dhe njohjeWolfgang Petritsch:
Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë...