Zvicra ia nxjerrë Serbisë biletën kthyese nga Katari
Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë që skuadra nga Ballkani të kthehet në shtëpi.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-2, një rezultat ky i cili bën që Zvicra ta kalojë grupin dhe të depërtojë në fazë tjetër të kampionatit, ku tashmë nuk ka grumbullim pikësh po eliminim direkt.
Golin e parë që ia ka dhënë epërsinë Zvicrës e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Futbollisti i lindur në Zhegër ka realizuar në minutën e njëzetë. Deri te përfundim i topit në rrjetë erdhi pas një gjuajtje të Shaqirit nga brenda zonës së rreptësisë.
Pastaj Serbia ka përmbysur rezultatin në 2-1. Mitrovic (26′) dhe Vlahovic (35′) kanë shënuar për ballkanasit.
Kur është menduar për një dominim serb të ndeshjes në skenë kanë dalur Embolo (44′) dhe Freuler (48′), që kanë realizuar për barazimin përkatësisht për fitoren.
Ndeshja ka pasur edhe epizode konflikti, ku protagonistë kanë qenë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe lojtarë serbë qoftë në fushë apo edhe në stol.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating