Gabriel Escobar: Nuk e braktisim Kosovën, nuk ka asnjë vend në botë që e përkrah Kosovën më shumë se SHBA-ja

Read Time:2 Minute, 0 Second

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që e përkrah Kosovën më shumë se SHBA-ja.

“Përkushtimi ynë ndaj Kosovës, sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurisë së saj, është i fortë. Është një partneritet me popullin e atij vendi dhe ne nuk do t’i braktisim ata”, tha Escobar në një konferencë “online” të organizuar nga Këshilli Atlantik, transmeton REL në gjuhën serbe.

Ai, po ashtu, ka theksuar se vendimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të zbatohet. Ai tha se ky është një nga obligimet në kuadër të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën patronatin e Bashkimit Evropian.

“Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Ajo është ligjërisht e obligueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në, dhe, pikërisht, për shkak se ne e mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Prandaj, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet”, ka thënë Eskobar.

Ai, tutje, theksoi se shpreson që Qeveria e Kosovës këtë ‘ta shohë si mundësi’ dhe ka theksuar se në Evropë ka modele që mundësojnë të drejta kolektive për pakicat.

Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe rolin e SHBA-së në procesin e negociatave.

“Arritjen e marrëveshjes së arritur nga Kosova dhe Serbia për targat javën e kaluar e konsideroj të rëndësishme për uljen e tensioneve. Qëndrimi ynë gjithmonë ka qenë që, në vend që të punojmë për çështje individuale që krijojnë tensione, të gjitha këto çështje duhet të jenë pjesë e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, tha, tutje, ai.

Kur u pyet nëse SHBA do të merrte drejtimin e këtij procesi, Escobar tha:

“Nuk e besoj. Sepse tani, nëse shikoni historinë e angazhimit tonë në dy vjetët e kaluara, duke punuar me BE-në, me ndërmjetësimin e tyre, ne arritëm të zgjidhnim shumë kriza dhe arritëm të parandalonim dhunën në rajon, në 18 muajt e fundit”.

Escobar theksoi se beson se dialogu duhet të zhvillohet në BE, duke pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit kanë aspirata për anëtarësim në BE.

I pyetur nëse ka një afat që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin, Escobar tha se do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje “sa më shpejt”.

“Një konflikt i ngrirë nuk i konvenon askujt,” tha Escobar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Miroslav Lajçak: Javën tjetër takime me Kurtin dhe Vuçiqin
Next post Zvicra ia nxjerrë Serbisë biletën kthyese nga Katari